Në Shkodër, aty ku kryqëzohet “At Shtjefën Gjeçovi” dhe “At Gjergj Fishta”, konaku i Adrian Pacit hapi me bujari portën e madhe, ART HOUSE është shtëpia e parë e artit në Shqipëri. Memorandum, kujtesë, trashëgimi. Ky projekt, i cili mbështetet nga Ministria e Kulturës do të jetë sofra e parë që bashkon copëza kujtese të artit shqiptar me artistë ndërkombëtarë.
“ART HOUSE”, një shtëpi e re arti që hapet në Shkodër është një projekt i Adrian dhe Melisa Pacit, të cilët dëshirojnë të sjellin në qytetin e tyre të lindjes kontributin e personaliteteve artistike ndërkombëtare të afirmuara në fushën e artit bashkëkohor. ART HOUSE nisi me ekspozitën “Memorandum” me punime të artistëve, Giovanni De Lazzari, Willie Doherty dhe Pierpaolo Campanini. Nisma e artistit të njohur Adrian Paci, i cili kthen shtëpinë e tij të fëmijërisë në një lloj qendre arti, ka zgjedhur tre artistë të huaj.
Eventi i parë titullohet “Memorandum” dhe prezanton veprat e tre artistëve që përdorin mjete shprehëse të ndryshme: Doherty përdor video-instalacionin, Campanini pikturën dhe fotogravurën, De Lazzari, vizatimin.
Pjesë e aktivitetit të ART HOUSE do të jenë takime, studio visit nga kuratorë, kritikë arti e galeristë sipas datave në vijim:
19 shtator : Takim me Angela Vetttese, kuratore, kritike dhe historiane arti
20 tetor: Takim me Corrado Gugliotta, galerist në “Laveronica Arte Contemporanea”.
22 nëntor: Takim me Marta Gili, drejtoreshë e Muzeut “Jeu de Paume”, Paris.
Aktivitet e ART HOUSE mbështeten nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe Instituti Italian i Kulturës Tiranë.
Informacione
Takim publik me artistët : e hënë 14 shtator ora 11:30
Adresa : ART HOUSE, Rr. At Shtjefën Gjeçovi 15, Shkodër
Orari i hapjes : E martë- E shtunë 11:00- 13:00 dhe 17:00-19:00
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.