FAZA E PARË
Pas thirrjes së hapur të Ministrisë së Kulturës, për projekt-propozime, për realizimin e Pavijonit Shqiptar, në edicionin e 17-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës – Bienalia e Venecias, 2020, me temë “How will we live together”, në Ministrinë e Kulturës u paraqitën propozimet si më poshtë:
Titulli i Projektit të propozuar: Mure pa emër – përmbysja e karakterit ndarës të një elementi arkitekturor
Titulli i Projektit të propozuar: eShkuara/eTashmja/eArdhmja/eMundura/eDuhura
Titulli i Projektit të propozuar: “in ship – out ship” “in city out city”
Titulli i Projektit të propozuar: “Së bashku të ndarë”
Titulli i Projektit të propozuar: APart, I veçuar, apo pjesë?
Titulli i Projektit të propozuar: “Ishulli prototip”
Titulli i Projektit të propozuar: Kumbima
Titulli i Projektit të propozuar: Mikpritja
Titulli i Projektit të propozuar: House of Fire
Titulli i Projektit të propozuar: Sofra e Skënderbeut
Pas shqyrtimit të projekt-propozimeve të renditura më lart, Juria, e përzgjedhur nga Ministria e Kulturës, në mbledhjen e datës 25.10.2019, seleksionoi projekt-propozimet, që kualifikohen për fazën e dytë duke qenë se kanë marrë të njëjtin numër votash, si më poshtë vijon:
“Mure pa emër – përmbysja e karakterit ndarës të një elementi arkitekturor” – Di Robilant, Veizaj, Islami, Isola
“APart, I veçuar, apo pjesë?” – Andoni, Mali, Ferra, Breçani
“Ishulli prototip” – ARTiLERIA Sazan
“Kumbima” – Ekipi Kumbima
Aplikuesit e projekt-propozimeve të përzgjedhura, do të kontaktohen nga Ministria e Kulturës, për detaje të mëtejshme, mbi vijimësinë e procesit, në fazën e dytë.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.