“Bota ndryshe”, titullohet projekti që synon promovimin e trashëgimisë kulturore përmes teknologjisë. Në datën 14/maj, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, së bashku me realizuesit e projektit shkoi në Kalanë e Prezës, për të parë nga afër aplikimin e Virtual Reality. Projekti “Bota ndryshe” synon promovimin e monumenteve të Shqipërisë, si dhe t’ju thjeshtojë aksesin turistëve dhe qytetarëve, duke i krijuar mundësinë e prekjes virtuale me VR videos 360 gradë, audiobook dhe fotografi të objekteve që mund të vizitojnë. 5 kala janë përzgjedhur si epiqendra e 5 videove 360 gradë… Gjatë takimit me të rinjtë e projektit, u bisedua se si ai mund të shtrihet edhe në qendra të tjera monumentale e muzeale, e si mund t’u ofrohet ky shërbim turistëve të huaj e vendas.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.