Çmimet Kombëtare Letrare 2014. Fitojnë Virion Graçi dhe Romeo Çollaku
Më 12 dhjetor në ambientet e Ministrisë së Kulturës është zhvilluar ceremonia e ndarjes së Çmimeve Kombëtare Letrare për vitin 2014. Çmimi Vepra letrare më e mirë e vitit iu dha shkrimtarit Virion Graçi me romanin ‘Stina e hijeve’. Romani ‘Stina e hijeve’ u zgjodh mes pesë veprave të tjera kandidate të përzgjedhura nga juria si ‘Histori (e)skatologjike’ e Arben Dedjes, ‘Poezi e zgjedhur’ e Ferik Ferrës , ‘Vrima’ e Rita Petros dhe ‘Kohë për nuse’ e Lazër Stanit. Ndërsa çmimin Vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer e mori përkthyesi Romeo Çollaku për përkthimin nga frëngjishtja të vëllimit poetik ‘ Poezi’ të Paul Claudel. Përkthimi i Romeo Çollakut u përzgjodh si përkthimi më i mirë mes veprave ‘Mobi Dik’ sjellë në shqip nga përkthyesi Rudi Erebara , ‘Pedro Paramo dhe Rrafshina në flake’ përkthyer nga Bajram Karabolli , ‘Ferdydurke ’ përkthyer nga Edlira Lloha dhe ‘Ne ’ përkthyer nga Agron Tufa.
Vepra letrare më e mirë e vitit
Titulli: Stina e Hijeve
Autori: Virion Graci
Gjinia: Roman
Viti i publikimit: 2014
Shtepia Botuese : Pika pa Sipërfaqe
Vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer
Titulli: Poezi
Përkthyesi: Romeo Çollaku
Autori: Paul Claudel
Gjinia: Poezi
Viti i publikimit: 2014
Shtepia Botuese: Odeon
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.