Juria e përbërë nga Visar Zhiti – kryetar, Dhurata Shehri, Bardhyl Londo, Flutura Açka dhe Romeo Çollaku – anëtarë, që kur u shpall si e tillë në mars të 2013, iu përkushtua punës së saj, duke ndjekur me vëmëndje zhvillimet letrare në kontakt me Bibliotekën Kombëtare, me libraritë, botues e Panairin e Librit, me median dhe lexues.
Juria është mbledhur herë pas here, periodikisht, është diskutuar dhe debatuar, në zbatim të Rregullores së Çmimeve Letrare dhe dispozitave të saj të përgjithshme, të cilat lejonë të merren në shqyrtim vetëm veprat e autorëve shqiptarë të botuara shqip në vitin 2012 brenda Republikës së Shqipërisë, duke i mënjanuar ribotimet e veprave të botuara më parë.
Botimet janë të shumta, me qindra e mijëra. Duke vlerësuar prurjet dhe arritjet, ndërkaq pati mendime se gjinia e romanit nuk ka patur kulme për vitin 2012, madje rënie, po kështu dhe letërsia për fëmijë, kurse përkthimi i letërisë botërore në gjuhën shqipe ka njohur zhvillime dhe larmi të admirueshme. Në takimet e saj më të fundit juria diskutoi gjatë dhe me përgjegjësi për veprat që do të përzgjidhte nga përzgjedhja, për romanet nga autorë si Ridvan Dibra dhe Ylljet Aliçka, Gjergj Vlashi dhe Idlir Azisi, Gazmend Krasniqi e Leonard Veizi, Albatros Rexhaj dhe Roland Gjoza, etj, Po kështu dhe në fushën e poezisë duke nxjerrë veprat e poetëve si Krenar Zejno, Luljeta Lleshanaku, Rudolf Marku, Demir Gjergji, etj. Nga gjinia e tregimit u përzgjodhën veprat e reja të viti 2012, përmbledhjet nga Gjergj Vlashi, Ardian Kyçyku, Moikom Zeqo, Ina Kosturi, Vera Bekteshi, Pëllumb Kulla, Anna Kove, Kujtim Dashi, Ardian Vehbiu, etj, Për letërsinë për fëmijë, aq e domosdoshme dhe delikate, prej sé cilës pritet shumë më tepér, u diskutuan emrrat si Thanas Jorgji, Bardhyl Xhama, Jani Duri, Alketa Dervisha, Fatmir Terziu, etj. Po kështu dhe Kritika Letrare, dhe eseja pati debate në nxjerrjen e emrave si Shaban Sinani, Korab Hoxha, Ali Aliu, Edlira Tonuzi, Monika Shoshori (Stafa), Uran Butka, Daut Gumeni, Ardian Vehbiu, Ardian Klosi, etj. etj. Vëmëndje iu kushtua debutuesve letrarë né gjini të ndryshme.
Përkthimi nxori emra shumë e diskutime shumë, që nga kërkesa për lejen e botimit të autorëve të huaj. U veçuan veprat e përthyesve si Pirro Misha e Nonda Varfi, Jonila Godole e Balil Gjini, Ahmet Selmani dhe Bajram Karabolli, Parid Teferiçi e Amantia Kapo, Rudi Erebara e Arben Dado, etj, etj.
Në mbledhjen më të fundit, të datës 27 nëntor 2013, Juria, pas shumë debatesh e me vendim të shumicës së saj, nxorri për në konkurimin përfundimtar këto vepra dhe autorët e tyre:
Përzgjedhja e emrave për çmimet letrare të vitit 2012, (renditja sipas rendit alfabetik)
Juria:
Visar Zhiti,
Dhurata Shehri
Bardhyl Londo
Flutura Açka
Romeo Çollaku
Sipas gjinive:
Roman
Gazmend Krasniqi, Shitësit e apokalipsit
Ridvan Dibra, Legjenda e vetmisë
Ylljet Aliçka, Valsi i lumturisë
Tregim
Ardian-Cristian Kyçyku, Perla
Gjergj Vlashi, Tregim i ëndërruar
Vera Bekteshi, Det i moçëm
Poezi:
Krenar Zejno, Triologjia e apologjisë së lugjeve
Luljeta Lleshanaku, Pothuajse dje
Rudolf Marku, Një ballkanas në Londër
Autor debutues
Darien Levani, Poetët bëjnë dashuri ndryshe, roman
Edlira Tonuzi (Macaj), Pasqyrat e narcisit: simbolika mitike dhe semiotika e tekstit, kritikë
Lindita Komani, Postimpresion, poezi
Përkthim
Alban Bobrati, Nëse një natë dimri një udhëtar… [Italo Calvino]
Bajram Karabolli, Muaji më mizor [Pilar Adon]
Jonida Godole, Pështjellimet e Tërlesit [Robert Musil]
Parid Teferiçi, Delfini [Robert Lowell]
Pirro Misha, Dita e trifidëve [John Wyndham]
Kritika letrare
Ali Aliu, Don Kishoti shqiptar
Korab Hoxha, Shenja të munguara në letrat shqipe
Shaban Sinani, Tradita gojore si etnocitet
Ese
Daut Gumeni, Shënime nga Shkolla e Partisë
Monika Shoshori (Stafa), Gati për rinisje (Up in the air)
Uran Butka, Kristo Kirka
Letërsia për fëmijë
Fatmir Terziu, Rrëfenjat e xha Avramit
Jani Duri, Ishulli i karficës
Thanas Jorgji, Unë jam Kronosi, mbreti i kohës
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.