"Çufo dhe Tipi - një aventurë me verdhushka" në Teatrin e Kukullave - Ministria e Kulturës
Postuar më: 09/03/2014

“Çufo dhe Tipi – një aventurë me verdhushka” në Teatrin e Kukullave

Posteri Cufo Teatri

Në kuadër të Javës Globale të Parasë, Banka e Shqipërise në bashkëpunim me Teatrin e Kukullave shfaq pjesën teatrore “Çufo dhe Tipi – një aventurë me verdhushka”. Për t`iu përshtatur sa më shumë botës së fëmijëve Banka e Shqipërisë ka zgjedhur të ndjekë një përqasje sa tradicionale aq edhe të efektshme për edukimin financiar të tyre: të mësuarit nëpërmjet argëtimit.
Fabula e kësaj pjese plot humor dhe aventura do t`i ndihmojë fëmijët të kuptojnë më mirë çështjet më të cilat, megjithëse janë ende të vegjël, përballen çdo ditë.

Sinopsi:
Derrkuci i vogël Çufo dhe shoku i tij më i mirë Arushi Tipi, janë gjithmonë në kërkim të aventurave dhe atëherë kur aventurat mungojnë, të dy shokët janë të aftë ti krijojnë ato. Por, këtë herë ata janë vënë në kërkim të diçkaje krejtësisht të veçantë – verdhushkave. A do t`ia dalin vallë mbanë…?

Teatri i Kukullave
Data 10 janar 2014, ora 18.00