Edicioni VI, Pogradec, 31 korrik-5 gusht 2016
Nga data 31 korrik deri më 5 gusht 2016 do të zhvillohet në kinemanë e qytetit të Pogradecit (Qendra Kulturore “Mitrush Kuteli”) edicioni i gjashtë i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë (B3F) i organizuar nga Shoqata Art-Im-Pulse, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Bashkia Pogradec, Raiffeisen Bank dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Edicioni i parë i këtij festivali u zhvillua në Pogradec në shtator të 2011. Ai lindi si një dëshirë mes kolegësh në radhë të parë për të njohur krijimtarinë ballkanike në fushën e kinematografisë, një shkollë më vete në traditën e filmit botëror dhe atij europian, të stimulojë kontaktet mes kineastëve të Ballkanit, të cilët në kohët e sotme ndajnë afërsisht të njejtën problematikë sociale dhe kulturore, si edhe të bëjë bashkë njerëz nga vende të ndryshme ballkanike ndër të cilët trysnia e politikave të gabuara, fosileve nacionaliste të ngulitura, e kufijve absurdë dhe e injorancës ka penguar njohjen e ndërsjelltë.
Festivali gjithashtu, brenda mundësive të tij materiale dhe kohore, ka pasur si objektiv edhe nxitjen e marrëdhënieve ndërkulturore mes popujve që jetojnë në kufij të përbashkët dhe prezantimin në një shkallë sa më të madhe të mundëshme të resurseve turistike të zonës Pogradec-Korçë duke nxitur edhe aktivitete në fushën e zejtarisë tradicionale dhe kulinarisë krejt të veçantë.
Në të gjitha rastet B3F ka pasur në qendër të vëmendjes forcat lokale krijuese. Ekspozita, juri vendase, pjesëmarrja aktive e të rinjve vendas në të, kanë bërë që B3F të jetë tashmë një pjesë e pandarë e jetës kulturore të Pogradecit.
Për pesë vjet me radhë festivali B3F është zhvilluar në javën e parë të shtatorit. E reja e këtij edicioni është që zhvillohet në javën e parë të gushtiti, pikërisht në kulmin e sezonit turistik në Pogradec, nga ku pritet edhe një pjesmarrje më e gjerë, jo vetëm nga banorët e Pogradecit, por edhe nga pushues të shumtë nga vendi dhe të huaj.
Në edicionin e këtij viti janë në konkurim afër 100 filma nga të gjithë vendet e Ballkanit. Jashtë konkurimit janë edhe 50 të tjerë. Pjesmarrës në festival janë disa nga figurat më të spikatura të kinematografisë shqiptare si: Reshat Arbana, Mirush Kabashi, Robert Ndrenika, Pirro Milkani, Ndriçim Xhepa, Guljejm Radoja, Tinka Kurti, Dhimitër dhe Roza Anagnosti, Niko Kanxheri, Esat Musliu, Saimir Kumbaro, Xhevdet Ferri etj.
Presidente nderi e Festivalit është Margarita Xhepa. Juria e festivalit është e përbërë nga pesë anëtarë, të gjithë autoritete në fushën e kinematografisë, dhe të gjithë joballkanikë. Këtyre u takon verdikti i fundit i ndarjes së çmimeve.
Festivali do të shoqërohet edhe me disa aktivitete të tjera:
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.