NJOFTIM PËR SHTYP: EKSPOZITA NDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS – BIENALE E VENECIAS 2020 - SHPALLJA E PROJEKTIT FITUES - Ministria e Kulturës
Postuar më: 20/12/2019

NJOFTIM PËR SHTYP: EKSPOZITA NDËRKOMBËTARE E ARKITEKTURËS – BIENALE E VENECIAS 2020 – SHPALLJA E PROJEKTIT FITUES

Në kuadër të Thirrjes së Hapur për Projekte për realizimin e Pavijonit Shqiptar në edicionin e 17-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës – Bienale e Venecias, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, përgëzon ekipet e kualifikuar për fazën e dytë të procesit selektiv për pasionin, angazhimin dhe profesionalizmin e projekteve të paraqitura.

Ministria e Kulturës shpall se projekti që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 17-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës, në Bienalen e Venecias 2020 është “Në shtëpinë tonë” (Apart), i paraqitur nga Fiona Mali, Irola Andoni, Malvina Ferra, Rudina Breçani dhe Thomas Logoreci.
Ky projekt u përzgjodh nëpërmjet një thirrjeje të hapur për projekt-propozime (26 gusht – 20 tetor 2019), shpallur nga Ministria e Kulturës në rolin e komisionerit të pavijonit të Shqipërisë, në vijim të dy fazave të procesit selektiv, nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga: z. Armand Vokshi, z. Simon Battisti, Znj. Arta Dollani, Z. Driant Zeneli and Z. Stefano Boeri.
Anëtarët e jurisë arritën në përfundimin se ky është projekti më i mirë dhe ekipi më bindës për realizimin e sukseshëm të pavijonit shqiptar në Bienalen e Arkitekturës 2020, i cili përmbush kriteret e paraqitura në thirrjen e hapur.

Një project që përfaqëson jo vetë një realitet shqiptar, por qëndron në frymën e temës së përgjithshme të Bienales së Venecias 2020.

Projekti “Apart – Në shtëpinë tonë” trajton temën e fqinjësisë në Shqipërinë e pas viteve ’90, krahasuar me atë para ’90-ës, kur një fqinjësi e mirë konsiderohej një fat. Autorët janë nisur nga episode filmash shqiptarë, si ai “Në shtëpinë tonë”, me regji të Dhimitër Anagnostit, nga ku projekti ka marrë edhe titullin.
Na ndan veç një mur … e megjithatë, nuk i dimë emrat e njëri-tjetrit.
Në agimin e një dekade të re, përgjigjja e pyetjes se si do të jetojmë së bashku mund të jetë shumë e thjeshtë: njihni fqinjin tuaj!
Epoka e re po përcillet nga një valë kolektive vetmie: të gjithë ne mund të pranojnë fajin e shmangies së ndërveprimit njerëzor pas një dite të ngjeshur në punë, shkollë, ose me fëmijët. Tani, ne i ndajmë lajmet e mira apo të këqija me të tjerët virtualisht më tepër sesa fizikisht. Si pasojë, jemi kushtëzuar për të zhvlerësuar ndërveprimin e drejtpërdrejtë njerëzor. Kjo valë nisi e heshtur nga blloqet tona të apartamenteve, u përhap në lagjet tona, dhe para se ta kuptonim, arriti të pushtojë gjithë qytetin.
Vijon të jetë tepër e rëndësishme të shihet qyteti si një institucion shoqëror, vëzhgim i bërë që nga kohërat e Platonit dhe Aristotelit e der te sociologët modernë urbanë. Leëis Mumford prezantoi konceptin e “marrëdhënies shoqërore”, një nocion sipas të cilit të gjithë qytetarët janë të lidhur me njëri-tjetrin sepse ata ndajnë të njëjtat hapësira, gjë që i bën të ndihen më të sigurtë në prani të një të huaji.
“Dikush mund ta përshkruajë qytetin, në aspektin shoqëror, si një kornizë e veçantë e orientuar drejt krijimit të mundësive të diferencuara për një jetë të përbashkët dhe një dramë të rëndësishme kolektive. Si forma indirekte të shoqërimit, me ndihmën e shenjave, simboleve dhe organizimeve të specializuara, që plotësohen nga marrëdhënie të drejtpërdrejta ballë për ballë, personalitetet e vetë qytetarëve bëhen të shumëllojshme: ato pasqyrojnë interesat e tyre të specifike, aftësitë e tyre më të stërvitura, diskriminimet dhe zgjedhjet e tyre të hollësishme: personaliteti nuk paraqet më një fytyrë tradicionale pak a shumë të pathyer para realitetit në tërësi. ” (Mumford, 1937).
Kjo ishte në 1937-ën; po tani?
Ndodhi vetëm gjatë një ndërrimi brezash. Sa fqinjë njihnin gjyshërit tuaj? Po prindërit tuaj? Po ti, sa njeh?!
Për shqiptarët, më pak se 30 vjet më parë, fqinjët mund të konsideroheshin më të afërt se të afërmit: ata me të cilët ndahej kafeja e mëngjesit, ata të cilëve u kërkohej një karrige shtesë, ata të cilëve u besohej çelësi i shtëpisë, ata me të cilët keni luajtur për të paktën dy orë çdo ditë, ata që të linin t’u përdorje telefonin ose të shihje televizor kur vetë nuk kishe…

Ekipi dhe bashkëpunëtorët

Fiona Mali Arkitekte / Planifikuese
Irola Andoni Arkitekte dhe Dizajn grafik
Malvina Ferra, Arkitekte me eksperiencë në planifikim urban dhe fokus zhvillimin e qëndrueshëm
Rudina Breçani Arkitekte me pasion për dizenjimin grafik dhe projektimin e qendrueshëm.
Thomas Logoreci, Producent, shkrimtar, Drejtor, botues

Në bashkëpunime me:
Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit
Iris Elezi, Drejtor

Elton Baxhaku, Producent filmi
Oerd Bej, PR dhe Ekspert komunikimi
Anxhela Ferra, Gazetare

________________________________________

JURIA NDËRKOMBËTARE

 Armand Vokshi_Kryetar
Lektor dhe drejtues i Departamentit të Urbanistikës, Fakulteti i Arkitekturës e Urbanistikës, në Universitetin Politeknik të Tiranës, profesionist i arkitekturës dhe urbanistikës në Shqipëri, regjistruar në Urdhrin e Arkitekteve të Firences, drejtues i studios Avatelier dhe kryetar i Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë.
A.Vokshi është diplomuar në Universitetin e Firences, në degën Arkitekturë, si dhe ka kryer Doktoraturë në Projektim Arkitektonik dhe Urbanistik, po prane ketij fakulteti ne vitet 2010 – 2013 me teme “Gjurme të arkitekturës italiane në Shqipëri në vitet 1925 – 1943”. Gjatë viteve 2005-09 asiston si asistent profesor (Cultore della Materia ) në Universitetin e Firences, Fakulteti i Arkitekturës, Departamenti i Projektimit të Arkitekturës në lëndën Laborator Projektimi Arkitektonik 2, me prof. Paolo Di Nardo. Prej vitit 2010 është pjesë e stafeve të disa Universiteteve në Shqipëri dhe rajon.

 Simon Battisti
Diplomuar në arkitekturë. Në vitin 2016, ai ka qenë kuratori i projektit “I Have Left You the Mountain”, me të cilin u përfaqësua pavijoni shqiptar në Bienalen e Arkitekturës së Venecias, së bashku me Leah Ëhitman-Salkin dhe Åbäke. Z. Battisti shkruan rregullisht për arkitekturën dhe urbanizmin në revista të ndryshme profesionale, së fundmi në Log, Clog, etj. Projektet e tij të fundit janë mbështetur nga Fondacioni Fulbright, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT); Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim (GIZ); Instituti për Demokraci, Mediume dhe Kulturë; si dhe Bashkia e Tiranës.

 Arta Dollani
Pas diplomimit për Arkitekturë në Krakov të Polonisë, ka punuarpër një kohë të gjatë në Bashkinë e Tiranës si planifikuese urbane, duke zhvilluar paralelisht përvojën akademike në mësimdhënie pranë Fakultetit të Arkitekturës. Bashkë-hartuese e një numri të konsiderueshëm projektesh rikualifikimi urban, ajo zotëron përvojë cilësore në projektim e implementim. Aktualisht drejtoreshë e përgjithshme e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, është bashkëautore e projekteve të shumta në fushën e restaurimit dhe muzealizimit. Ajo gjithashtu ka qenë anëtare në disa jurindërkombëtare të konkurseve arkitektonike.

 Driant Zeneli

Përfaqësoi Pavijonin Shqiptar në Ekspozitën e 58-të Ndërkombëtare të Artit – Bienalja e Venecias, 2019. Në vitin 2017 ka qenë drejtor artistik i Mediterranea 18, Bienalja e Artistëve të Rinj nga Evropa dhe Mesdheu, që u zhvilluar për herë të parë në atë vit midis Tiranës dhe Durrësit. Eshtë bashkëthemelues i Platformës së Artit Bashkëkohor Harabel, Tiranë.
Ai ka ekspozuar në: Bienalja e Autostrada 2, Prizren, Kosovë, (2019); GAMEC, Muzeu i Artit Modern dhe Bashkëkohor, Bergamo, (2019); Passerelle, Center d’Art Contemporain, Brest, (2018); Galeria Mostyn, Uells, Britani e Madhe (2017); MuCEM, Marseille, (2016); Academie de France à Roma, (2016); Center Pompidou, Paris (2016); IV Bienal del Fin del Mundo, Kili (2015); GAM, Muzeu i Artit Modern dhe Bashkëkohor Torino (2013); KCCC, Klaipeda, Lituani (2013); ZKM, Karlsruhe (2012); MUSAC, Castilla León. Spanjë, (2012); Ekspozita e 54-të Ndërkombëtare e Arteve – Bienalja e Venecias (2019); Bienalja e Pragës 5, Pragë (2011) Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë (2010); Museo d’Arte Contemporanea Villa Croce, Genoa (2009); Galeria Kombëtare e Tiranës, (2008).

 Stefano Boeri
Diplomuar në Arkitekturë në Politecnico në Milano në vitin 1980 dhe në 1989 mori doktoratën e tij nga Istituto Universitario di Architettura di Venezia (IUAV). Profesor i Planifikimit Urban në Politecnico në Milano, Boeri ka qenë edhe lektor I jashtëm në universitete të ndryshme, duke përfshirë Shkollën e Dizajnit të Universitetit të Harvardit (GSD), Institutin Strelka në Moskë dhe Institutin Berlage në Hollandë, École Polytechnique Fédérale de Lausanne. Ai ka qenë projektues dhe anëtar i Bordit Shkencor në Qendrën e Inovacionit Skolkovo, qendër e teknologjisë së lartë afër Moskës. Stefano Boeri është drejtor i Laboratorit Future City (FCL) të Universitetit Tongji në Shanghai, një program studimi pas doktoratës i cili eksploron perspektivat e ardhshme të metropolit.
Ai ka qenë këshilltar për Kulturë në Milano nga 2011 deri në 2013. Që nga shkurti i vitit 2018 Stefano Boeri është Kryetar i Fondazione La Triennale di Milano, një nga institucionet kryesore kulturore në Itali, duke organizuar ekspozita, konferenca dhe ngjarje mbi artin, modelin dhe arkitekturën.

________________________________________

PAVIJONI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË MBIKQYRET NGA MINISTRIA E KULTURËS

KOMISAR: Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë
PROJEKTI: “Në Shtëpinë tonë” (Apart)
KOHËZGJATJA: 23 maj deri më 29 nëntor 2020 (inagurimi 21 dhe 22 maj) në
Giardini dhe Arsenale
SALLA: Arsenale di Venezia

MINISTRIA E KULTURËS
Adresa: Rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 76, Tiranë, Shqipëri
Email: [email protected] dhe [email protected]
Faqe web: www.kultura.gov.al
PR dhe Komunikim: Alma Mile, Ministria e Kulturës
Mob.: +355 69 20 71240
e-mail: [email protected]