Pjesëmarrje e suksesshme e Shqipërisë në thirrjen “Përkthime letrare” të Programit Evropian “Evropa Krijuese”.
Shërbimet e Komisionit Evropian, sapo njoftuan që, nga 15 shtëpi botuese që paraqiten projekt propozime në këtë thirrje, 5 prej tyre janë përzgjedhur fituese, me një vlerë totale prej 308743.68 Euro të financuara nga Bashkimi Evropian.
Ministria e Kulturës, tashmë në vitin e dytë si pjesëmarrëse e këtij programi evropian përgezon shtëpitë botuese fituese në këtë thirrje:
-BOTIME PEGI SHPK;
-ALBAS;
-Publishing House DITURIA;
-DUDAJ GROUP SH.P.K;
– Publishing House Fan Noli.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.