Festivali “Pianisti i Ri” në edicionin XXI do të zhvillohet në Tiranë, në datat 3-5 qershor 2016. Koncerti ” Magjia Pianistike”, i cili organizohet në vigjilje të 70- vjetorit të Liceut Artistik “Jordan Misja”, organizohet nga EPTA -Albania me 5 pianistë , fitues te çmimeve të para të festivaleve “Pianisti i Ri”,(1995- 2015). Unik në llojin e vet, ky koncert bashkon nxënës , studentë e pianistët koncertistë, ish -nxënës të Liceut Artistik, që luajnë nga 2 deri në 10 duar në dy piano. Interpretojne nxënëset Iva Zurbo e Rejsi Prosi, studentja Jonida Lazellari dhe pianistët koncertistë, Herton Mikeli e Desar Sulejmani, njëherësh dirigjent dhe ideator i këtij koncerti.
Në program : Schuman,Liszt, Rahmaninoff, Paderwski, Piazzolla, Shevillard e Lavignac dhe kompozitori shqiptare, Ramadan Sokoli..
4 qershor 2016 ora, 19: 00, Universiteti Arteve
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.