» Fillojne procedurat e ankandit per automjetet ne pronesi te IMK
Postuar më: 14/01/2014

Fillojne procedurat e ankandit per automjetet ne pronesi te IMK

Dokumentat e ankandit

Njoftimi per fillimin e procedures se ankandit

Procesverbal i gjendjes teknike

Skeda informative  

Në mbështetje të Ligjit nr. 10160, datë 15.10.2009 “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe civilë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1242, datë 16.12.2009  “Për rregullat e funksionimit të komisionit të ankandit, procedurat e zhvillimit të ankandit, kriteret e vlerësimit të pronës, që nxirret në ankand, si dhe mënyrën e indeksimit të përfitimit financiar mujor” i ndryshuar, ju njoftojmë sa më poshtë:

1. Fillimin e procedurës së hapur të ankandit për automjetet në pronësi të IMK-së më datë 15.01.2014.
2. Dokumentacioni përkatës i automjetit që do të shitet, do të jetë në dispozicion për çdo ofertues, në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës.
3. Njoftimi do të qëndrojë i publikuar për një periudhë 1 mujore gjatë të cilës çdo i interesuar mund të paraqesë me shkrim ofertën.
4. Ofertat do të dorëzohen vetëm dorazi ose me postë dhe afati i fundit i dorëzimit do të jetë data  17.02.2014 deri në orën  10.00.
5. Hapja e ofertave do të bëhet më datë 17.02.2014 ora 10.00.
6. Ofertat e paraqitura pas mbarimit të afatit të fundit të paraqitjes do t’u kthehen të pahapura ofertuesve që i kanë paraqitur ato.