Fjalime homazh për këngëtaren - Ministria e Kulturës
Postuar më: 09/02/2014

Fjalime homazh për këngëtaren

Ora 10:30- 12.00 Miq e kolegë artistë, bashkëpunëtorë dhe figura të politikës mbajnë fjalime homazh për nder të këngëtares në skenën e TKOB.

MIRELA KUMBARO: Unë të kam parë, të kam ndjekur, të kam kënduar me vete por se pata kurrë fatin të të afrohem sepse kam qenë dhe jam shumë e vogël përpara teje. Sot je këtu afër dhe unë ndihej mall siç edhe ti vetë ke thënë ” sa mall kemi sa deti valë”. Ne Vaçe të duam shumë por ti vetë prapë e ke thënë “Dashuria është si kënga dhe duaje sot gjithë botën ta pushtoj”. Prandaj po të lë Vaçe që të na pushtosh siç na ke bërë gjithmonë, që atje lart tek yjet se pjesë e tyre ke qenë dhe je. Prej ku do të na vazhdosh të na shohësh duke na pushtuar të gjithëve” tha ministrja.

BUJAR KAPEXHIU: Sot do themi të njëjtat fjalë për Vaçen , janë të njëjtat fjalë se i njëjtë është mendimi dhe vlerësimi ynë për madhëshitnë e saj dhe e njëjtë është dhimbja për largimin saj nga kjo jetë. Sot ka ikur prej nesh një pjesëtar i familjes sonë, më e madhja Vaçe Zela. E rrallë. Edhe sot si askush tjetër ajo po largohet duke kënduar dhe në të njëjtën kohë është këtu midis nesh me zërin e saj.

SHERIF MERDANI: Ne jetuam në një Shqipëri që lëngonte që rënkonte. Ku këngëtari burgosej për këngën e tij poeti pushkatohej për veprën e tij. Zoti nuk na i vrau shpresën, dërgoi një zë që na i zbuti dhimbjen dhe na dha shpresë, kjo ishte Vaçja. Me zërin e saj na shoqëroi në gëzimet mjerave të gjimnazit. Sot dëgjojmë këngën tënde që na mbush ende me shpresë. Vaçja me profesionalizmin e saj bëri një popull të ndihet krenar kudo ku shkeli. Jam krenar që jetova në brezin e sa. Të faleminderit Vaçe.

ZANA SHTERIQI: “Vështirë të gjendet një ikonë tjetër si Vaçe Zela, e cila ishte miti i viteve 60-të, njerëzit mbanin radhën për të gjetur një biletë estrade e për të dëgjuar artisten qël uante në kitarë e këndonte aq magjishëm”.

SHPËTIM KUSHTA: “Kam kujtimet më të mira për divën e këngës shqiptare. Zëri i saj do të jetojë gjatë në kujtesën e kombit shqiptar”.

 

SOKOL BALLA: Kur nuk e prisnim Vaçja u largua, të zënë me ethet e tranzicionit pak kush nga ne pyeti ku është ajo, pse u largua, aq shumë e harruam sa ndonjëri e vdiq para kohe. Vaçe Zela na dha mësim dhe me jetën dhe me vdekjen.

JULIANA PASHA: Mundohesha ta imitoja kur isha fëmijë, ndërsa kur u ngjita në skenë mes qindra sysh ishin edhe ato të Vaçes që më ndiqnin me mirësi dhe buzëqeshjen që e karakterizonin. Unë kam pasur fatin të kisha shembull një artiste të madhe si Vaçe Zela, zëri i saj rrjedh krejt natyrshëm si një ujvarë.

DAVID TUKICI: Isha i vogël që fitova një çmim në festival se përndryshe Vaçja do kishte fituar për herë të 13-të. Ajo e çonte këngën nga zemra e saj me madhe në zemrën e spektatorit

OSMAN MULA: U rritëm me zërin tënd brilant, askush nuk na mësoi më mirë se ti ‘e dua vendin tim’. I këndove nënave, gjyshes, partizanit që erdhi në një natë dimri në shtëpi. U gëzuam kur the sot jam 20 vjec, i këndove djaloshit në shi…të ndrittë shpirti Vaçe Zela.

ILIR KERNI: Jam krenar që kam interpretuar në një skenë me ty, misioni yt ishte paqja, dashuria që kemi nevojë të gjithë, shko në paqe e dashur Vaçe.

ALEKSANDËR LALO: Këto ditë kam ndjerë dicka të vecantë, një ndjenjë kombëtare për të cilën flitet shumë. Një njeri i vetëm si Vaçja, në mënyrë të natyrshme, pa urdhëruar sensibilizoi të gjithë njerëzit. Vaçja i mori të tëra kur ishte gjallë. Kemi punuar dhe jetuar në një sistem ku të gjenim edhe vrima që t’i çanim, Vaçja me imponimin e saj krijoi një oaz lirie në shkretëtirë. Lamtumirë Vaçe!

LUAN ZHEGU: Është një humbje shumë e madhe. Jam i privilegjuar dhe krenar që kam kënduar në kohën e Vaçe Zelës.

ROBERT RADOJA: “Do të doja ti drejtohesha asaj që nukj e ekemi më fizikisht mes nesh, na e ke bërë më të bukur jetën tonë, na bërë të ëndërrojmë bukur, ndoshta na e bëre edhe të ardhmen më të bukur.Çdo komb e ka një këngëtar që përfaqësohet, unë do ta krahasoja me Minën, apo Edith Piaf”.

ALKETA VEJSIU: “Sa të kisha frymë më tha do këndoja për vendin tim”. Kam kaluar pak kohë në shtëpinë e saj e cila si ilaç për ta shëruar kishte dashurinë por kam kaluar shumë kohë duke dëgjuar dëgjuar si të gjithë ju muzikën e saj.

ALFRED MOISIU: Duke vlerësuar dhe duke njohur nga afër talentin e saj dhe kontributin e saj në dhjetor të 2002 pata kënaqesinë ta vlerësoj me urdhrin e lartë “Nderi i Kombit”. Unë dëshiroj ti jap ngushëllimet e mia familjes fëmijëve. Ajo u largua nga jeta po ka lënë kaq shumë gjurmë dhe pasuri sa do të mbahet mend në jetë të jetëve.

BAMIR TOPI: Kam privilegjin të shpreh pak fjalë zemre për një artiste të madhe që na shoqëroi nga fëmijëria në pjekuri. Vaçja lindi dhe u rrit si një talent natyral, i lindur në një shtëpi të thjeshtë dhe një familje të thjeshtë pa asnjë lloj përkujdesje në fillimet e karrierës së saj. Por sikurse thotë Gëte “ talentet e lindura ndihen të lumturuara nëse arrijnë ta përdorin atë në funksion të të tjerëve”. Kam bindjen se Vaçja talentin e saj, jo vetëm e realizoi në fuksion të imazhit të saj, por këtë lumturi arriti ta përçojë në gjithë brezat.

SIDRIT BEJLERI: “Ndërroi jetë një ndër figurat më të mëdha të artit skenik shqiptar…Iku përtej artistja e madhe, ajo të cilës të gjithë i referohen kur flitet për majat e vokalit shqiptar…Iku Vaçja…Paqja e Zotit qoftë me të”!

EDI RAMA: “E ndoqa festivalin që ishte si njejtë vetëm kur hynte Vaçe Zela me flokët e derdhur jashtë normës, buzëqeshjen që mbulonte gjithë ekranin, me një rrezatim misterioz që paralajmëronte dicka tjetër, elektrizonte ajrin e gjithë guzhinës sonë, ishte një zë që do kishte elektrizuar qiellin e mbarë botës po të kishte jetuar në tjetër kohë, por në qiellin tonë të kycur s’mund të bënte gjë tjetër veçëse të ndizte një yll. E la zërin e saj të kyçur në rrethin e televizorit bardh e zi”,.