Ambasada Gjermane, Qendra e Gjermanishtes në Tiranë dhe Galeria Kombëtare e Arteve shfaqin filmin “Gerhard Richter – Painting” duke shoqëruar ekspozitën “Muzikë me origjinë të panjohur” të Sigmar Polke, e cila mund të vizitohet deri me date 22 Shkurt 2015 në Galerinë Kombëtare të Arteve. Gerhard Richter i përket të njëjtit brez të Polke-s, të dy studiuan dhe punuan në vitet 60-të në Dyseldorf dhe themeluan së bashku të ashtuquajturin “realizëm kapitalist”.
Piktori gjerman Gerhard Richter vlerësohet si një nga artistët më të rëndësishëm bashkëkohorë. Ekspozitat e tij janë të njohura në mbarë botën, si dhe ka marrë çmime të shumta ndërkombëtare. Regjisorja Corinna Belz ka mundur të vëzhgojë artistin gjatë punës në studion e tij; duke ndjekur procesin e krijimit të disa tablove dhe në këtë mënyrë ka krijuar një dokument të veçantë – ndryshe nga portretet tradicionale, pak a shumë akademike të artistëve.
Regjia: Corinna Belz, 98 min
Gjermanisht me titra anglisht
11 shkurt, ora 18:00 në GKA, hyrja e lirë.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.