Hapen thirrjet për projektin HAMLET - Ministria e Kulturës
Postuar më: 12/04/2020

Hapen thirrjet për projektin HAMLET

Ministria e Kulturës e Shqipërisë publikon sot, më 10 Prill 2020, një konkurs për zgjedhjen e 10 shkrimtarëve të rinj për evidentimin e vlerave të territorit përmes tregimeve të shkurtra. Qëllimi i konkursit është të krijojë 10 tregime të shkurtra me territoret e përfshira në projektin HAMLET. Shkrimtarët do të shohin në territorin e tyre tiparet, trashëgiminë kulturore dhe traditat. Rezultatet e një thellimi të tillë do të jenë në bazë të krijimit të 10 tregimeve të shkurtra, në të cilët shkrimtarët do të nxjerrin në pah tiparet lokale të qyteteve ose fshatrave të caktuara, që ata kanë zbuluar. Konkursi do të përmbyllet me një libër unik të botuar që do të përmbajë 30 tregime (nga Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi) dhe do të botohet për t’u shpërndarë në të gjithë zonën e Programit.

Konkursi, i cili zgjat deri më 10 maj 2020, do të përfshijë për pjesëmarrës, shkrimtarë të rinj nga Shqipëria dhe në veçanti do të ofrojë një mundësi për të përsosur aftësitë e tyre duke marrë pjesë në një projekt krijues.

Për më shumë detaje, ju lutemi referojuni dokumentave bashkangjitur të thirrjes dhe formularin e aplikimit.

HAMLET Call for Writers

Hamlet – Call for Writers. Annex 1