Hapet thirrja për "Mbështetjen e Krijimtarisë Letrare për Fëmijë", për vitin 2019 - Ministria e Kulturës
Postuar më: 31/05/2019

Hapet thirrja për “Mbështetjen e Krijimtarisë Letrare për Fëmijë”, për vitin 2019

Kjo thirrje vjen në zbatim të politikës së Ministrisë së Kulturës në fushën e lilbrit dhe ka për qëllim të mbështesë krijimtarinë e autorëve shqiptarë për fëmijët.

 

Informacion i përgjithshëm.

Thirrja për mbështetjen e krijimtarisë letrare për fëmijë do të nxisë dhe mbështesë financiarisht procesin krijues të autorëve të letërsisë së sotme shqipe.

Ministria e Kulturës ka përcaktuar si prioritet këtë vit mbështetjen e procesit krijues të autorëve për fëmijë, mbi moshën 18 vjeç. Aplikimi kryhet nga botuesi, i pajisur me një licencë botimi, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.

Financimi për mbështetjen e procesit krijues të veprës do të mundësohet nga Ministria e Kulturës dhe i shkon drejtpërdrejt autorit.

 

Afatet e Aplikimit

Aplikimi fillon më datën 1 qershor 2019 dhe përfundon në datën 8 korrik 2019.

Shpallja e fituesve do të bëhet më 30 korrik.

Vlera e financimit të Ministrisë së Kulturës për këtë thirrje është 1.000.000 (një million) lekë.

Secili prej fituesve do të paguhet në vlerën prej 150.000 lekë.

Aplikimit

Aplikuesit duhet të paraqesin sa më poshtë:

  • Draft i projektit të librit në proces, 50 faqe për librin në prozë dhe 10 poezi për librin me poezi;
  • Synops për veprën në prozë;
  • Kontratë e lidhur mes autorit dhe botuesit;
  • Katalog botimesh (Shtëpia botuese);
  • Synops për veprën në prozë:
  • Statusi i botimit të veprës:
  • Tirazhi i botimit:
  • Çmimi për kopje:
  • Afati i parashikuar për botimin në shqip.

 

Të dhëna të tjera që Autori duhet të plotësojë dhe të dorëzojë:

Aplikuesi :  Emër / Mbiemër

Adresa e plotë:

Kontakti: Telefon __________________________ dhe e-mail _________________________

CV (e autorit)

 

Udhëzues për aplikuesin

Drafti i veprës në proces do të shqyrtohet nga një juri me ekspertë të fushës.

Autori angazhohet për përfundimin e veprës dhe botimin e saj brenda vitit kalendarik (2019), nga data e lidhjes së kontratës.

 

Aplikimi bëhet në adresën elektronike [email protected] dhe në adresën postare të Ministrisë së Kulturës.