» Konkurrim për vend pune – Drejtor i Teatrit Kombëtar
Postuar më: 05/12/2013

Konkurrim për vend pune – Drejtor i Teatrit Kombëtar

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E KULTURËS 
NJOFTIM PËR KONKURRIM PËR VEND PUNE

Datë  05.12.2013

Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

Drejtor i Teatrit Kombëtar

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin ne Pozicionin “Drejtor i Tetarit Kombëtar” ne përputhje më nenin 12 te ligjit 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Pranohen në këtë pozicion personat të cilët plotësojnë këto kërkesa të përgjithshme:
a) Të jenë shtetas shqiptar.
b) Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
c) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
ç) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.
dh) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

Kërkesa te veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:

Drejtori i  Teatrit Kombëtar

1. Të ketë arsim universitar dhe kualifikime plotësuese në fushat e

– artit

– menaxhimit

– drejtimit të projekteve kulturore

2. Të ketë përvojë të konsiderueshme në drejtim, menaxhim dhe krijimtari në fushën e artit skenik.

3. Të dëshmojë përvoja ndërkombëtare në fushat e përmendura në pikën 1 dhe 2.

4. Të njohë problemet aktuale dhe sfidat e teatrit shqiptar me qëllim reformimin e tij përkrah modeleve më të mira bashkëkohore.

5. Të ketë përvojë në konceptimin dhe ekzekutimin e projekteve afatgjata në fushat e artit dhe të kulturës.

6. Të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe të tjera interesi, si dhe në ngritjen e fondeve prej burimeve të ndryshme – si të sektorit publik ashtu edhe atë privat.

7. Të ketë aftësi të dallueshme komunikimi në ruajtje dhe zhvillim të kontakteve brenda dhe jashtë institucionit si dhe me partnerët vendorë e ndërkombëtarë.

8. Të ketë njohuri të mira të një ose më shumë gjuhëve të huaja.

 

Po kështukandidati duhet të propozojë një platformë për reformimin e institucionit të Teatrit Kombëtar në përgjigje të objektivave të mëposhtme:

 

-Objektiva artistikë

 

-Të hartojë një program dhe kalendar të qartë me shfaqje repertori dhe prodhime të reja, në funksion të diversitetit artistik dhe zgjerimit të audiencave.

– Të nxisë e të zhvillojë dramaturgjinë shqipe në skenë.

-Të promovojë tendencat e ndryshme në skenën teatrore shqiptare duke siguruar një ekuilibër mes artistëve të afirmuar dhe atyre të rinj.

-Të ndërmarrë shkëmbime ndërkombëtare, veçanërisht të zhvillojë ato ballkanike dhe evropiane.

 

Objektiva të politikës kulturore

 

-Të zhvillojë marrëdhënie të qëndrueshme me institucionet arsimore përmes projekteve që nxisin përfshirjen dhe krijimtarinë e të gjithë grupmoshave në përgjigje të politikës së Ministrisë “Edukim përmes Kulturës”.

-Të krijojë lidhje me strukturat ekonomike dhe ato të biznesit publik e privat për të ndërgjegjësuar dhe tërhequr një publik të ri.

-Të dëshmojë kreativitet dhe të ndërmarrë nisma frytdhënëse për të fituar audienca të reja.

 

Objektiva në administrim:

 

– Reforma menaxheriale është prioritet dhe parakusht për zhvillimin e mëtejshëm të Teatrit.

-Të sigurojë ligjshmëri dhe transparencë të kontratave individuale dhe procedurave të punësimit.

-Të ndërtojë një plan buxhetor financiar të qartë vjetor

-Të bëjë të mundur rritjen e të ardhurave përmes burimeve të treta.

– Të ngrejë një sistem treguesish vlerësimi të punës së institucionit për të lehtësuar dialogun me Ministrinë e Kulturës prej nga varet.

 

Paraqitja e dokumenteve:Kandidati duhet të paraqesë dokumentat brenda datës 26 Dhjetor 2013 pranë Zyrës së Protokollit  në Ministrinë e Kulturës.