Njoftojmë se, për arsye të rritjes, në ditët e fundit, të fluksit të prurjeve të punimeve për konkursin “Narracioni i legjendave përmes novelave grafike”, afati i dorëzimit të tyre shtyhet deri më:
30 tetor 2015 ora 24.00.
Konkursi “Narracioni i legjendave përmes novelave grafike”, nis edicioni i dytë
Ministria e Kulturës shpall konkursin e Novelave Grafike Shqiptare me tema nga Trashëgimia Jomateriale Shqiptare.
Pas edicionit të kaluar, i pari i këtij lloji në Shqipëri, sfida vazhdon me shpalljen e konkursit “Narracioni i legjendave përmes novelave grafike”.
“Nuk gaboj nëse do ta quaj një konkurs historik, ku përtej të gjitha paragjykimeve për mungesën e publikut, apo interesit të pjesëmarrësve shtymë mure me një konkurs të hapur, konkurrues dhe transparent me pjesëmarrës të moshës më të re të shoqërisë shqiptare, nxënës e studentë, artistë profesionistë e amatorë”- u shpreh një vit më parë Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Novelat grafike janë narracione nëpërmjet imazheve grafike të ngjashme me fumetin, me comics, strip etj. Novelat grafike janë bazat e shumë filmave, shfaqjeve teatrale dhe performancave të ndyshme artistike si psh. Borëbardha, Batman, Spiderman, Hirushja. Sot, ky lloj arti eshte kthyer në një gjini të preferuar të artit bashkëkohor, i cili tashmë studiohet në akademitë dhe universitetet më të njohura të botës. Novela grafike konsiderohet sot një nga elementet më të rëndësishëm të teorisë së komunikimit.
KONKURSI
Në kuadër të aktiviteteve të parashikuara gjatë vitit 2015, Drejtoria e Trashëgimisë Jomateriale dhe Rijetëzimit të Gjuhës Shqipe propozon zhvillimin e aktivitetit “ Narracioni i legjendave përmes novelave grafike”. Ky aktivitet, do të zhvillohet në formën e konkursit, ku studentë, nxënës e artistë profesionistë e amatorë, do të paraqesin punimet e tyre në një ekspozitë me novela grafike shqiptare, tematika e të cilave do të bazohet tek trashëgimia kulturore jomateriale, si psh. përrallat, gojëdhanat, legjendat etj.
Do të ketë çmime për punimet më të mira nga juria e përbërë nga tre ekspertë të fushes.
Duke qenë se aktiviteti përfshin edhe mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, një rëndësi të vecantë do ti kushtohet përdorimit të onomatopeve në gjuhën shqipe në novelat grafike. Përsa i përket narracionit, ai mund të jetë në gjuhën shqipe standarde, në dialekt ose në gjuhën e pakicave.
Qëllimi final i aktivitetit është edukimi artistik dhe gjuhësor përmes vlerave të trashëgimisë kulturore materiale (konteksti) dhe jomateriale (shprehja), të aplikuara në gjininë e novelave grafike.
Punët e përzgjedhura mund të printohen në material plastik apo letër e mbërthyer dhe do të ekspozohen për publikun.
SHPALLJA
Kunkurruesit duhet të paraqesin në 3 fletë A4 një narracion me temë nga legjendat, përrallat ose gojëdhanat të bazuara tek Folklori Shqiptar.
Preferohen më shumë Novelat Grafike të cilat narracionin e zhvillojnë vetem me anë të imazheve grafike dhe përdorimit të onomatopeve në gjuhën shqipe, ose në gjuhët e minoreteteve.
Narracioni mund të jetë edhe pa tekst, por jo pa onomatope.
Teknika është e lirë.
KONKURRIMI
Konkurruesit duhet të paraqesin në 3 fletë grafike bardh’ e zi, ose me tonalitete të ngjyrës gri në format dixhital A4 (JPG,TIFF ose PDF 300 dpi) një narracion me temë nga legjendat, përrallat ose gojëdhanat të bazuara tek Folklori Shqiptar, si dhe një CV të tyren në shqip në format Word ose PDF, në adresën novela.grafike.shqiptare@kultura.gov.al
Teknika grafike është e lirë.
-Afati i dorëzimit të punimeve është 22 tetor 2015 ora 24:00
-Shpallja e punimeve të përzgjedhura për konkurrim –data 2 nëntor 2015
Punimet e përzgjedhura për konkurrim nga juria do të botohen në katalogun e aktivitetit.
Hapja e ekspozitës, promovimi i katalogut dhe ndarja e çmimeve do te bëhen në ambientet e Ministrisë së Kulturës 8 dhjetor 2015.
Çmimi i pare: 50.000 lekë
Çmimi i dyte: 30.000 lekë
Çmimi i tretë: 20.000 lekë
Disa modele për kompozimin e hapësirës në Novelat Grafike.
Variacionet janë të pafundme.
INFORMACIONE NË WEB
Informacion mbi onomatopete
http://sq.wikipedia.org/wiki/Onomatopeja
Tregime të moçme shqiptare
http://www.mnvr.org/mitrushkuteli/tregimetemocmeshqiptare.html#/2/
Mitologjia ndër shqiptare
http://www.scribd.com/doc/27677912/Mitologjia-nder-shqiptare-Tirta-Mark-2004
Mitologjia shqiptare
http://sq.wikipedia.org/wiki/Mitologjia_shqiptare
Materiale në YouTube
The Art of the Graphic Novel
https://www.youtube.com/watch?v=zvgZB-V_2_c
Illustration & Drawing Tips: How to Make a Graphic Novel
https://www.youtube.com/watch?v=yMVzYltH2kU&list=PLNX53IPC8nD80gXRqqWwlgI_U8fVATwKm
Illustration & Drawing Tips : How to Make a Graphic Novel
https://www.youtube.com/watch?v=yMVzYltH2kU&list=PLNX53IPC8nD80gXRqqWwlgI_U8fVATwKm
How To Create A Graphic Novel
A brief History of the Graphic Novel
http://web.archive.org/web/20080603041720/http://www.graphicnovels.brodart.com/history.htm
Linqe te tjera:
http://stripgids.org/stripgids/
http://www.stripburger.org/language/en/
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.