Ministria e Kulturës do të jetë pjesëmarrëse në Panairin Klik Ekspo Klik 2015, duke prezantuar për publikun e gjerë aktivitetet më të rëndësishme të institucioneve të kulturës dhe trashëgimisë në vend. Konceptuar si një platformë jo vetëm prezantuese, por edhe debat e diskutim në këtë hapësirë ekspozimi dhe prezantimi. Pjesëmarrës do të jenë të gjithë instiucionet e kulturës në vend: TK, TKOB, QKK, GK, IMK, ASHA, ZSHDA, si dhe artistë, autorë, përkthyes, kineastë, ekspertë të trashëgimisë, të cilët do të kenë mundësinë të afrojnë komunikimin me publikun përmes veprave të tyre.
Dy vitet e para të qeverisjes kanë qenë tepër intensive për Ministrinë e Kulturës, në përpjekje për të arritur stabilizimin e gjendjes së rrënuar, me borxhin prej 950 mijë eurosh që trashëguam.
Ky institucion i kulturës, në dy vjet arriti jo vetëm një reformim të qëndrueshëm nga pikëpamja institucionale dhe burimeve njerëzore, por edhe një qasje të re menaxheriale të institucioneve në Art, Kulturë dhe Trashëgimi. Ka nisur puna për të vendosur bazat e zbatimit të programit 4–vjeçar qeverisës, për arritjen e objektivit madhor hartimi i legjislacionit në fushën e artit , kulturës dhe trashëgimisë për siguri dhe nxitje në art e kulturë cilësore dhe mbrojtje të trashëgimisë dhe të tjerë objektiva të rëndësishëm, si edukimi përmes kulturës, duke besuar se ai paraprin në emacipimin e shoqërisë dhe partneritet në rritje me organizatat ndërkombëtare dhe biznesin për rivitalizimin e trashëgimisë dhe promovimin e artit e kulturës cilësore. Rikthehet besimi te institucionet duke u shpallur luftë pa kushte tarafeve, monopoleve dhe mediokritetit. Realizohet reforma në sistemin e administrimit të trashëgimisë. MK angazhohet për reformë strukturore në art, duke vendosur, për të parën herë, modelin e teatrit ku artisti merr përsipër përgjegjësi individuale, me disiplinë artistike, përballë konkurrencës së lirë.
Kjo platformë kulturore do ti prezantohet publikut në një formë atraktive falë bashkëpunimit të gjithë punonjësve dhe specialistëve të sistemit të artit, kulturës dhe trashëgimisë, artistëve dhe komunitetit artistik, me mbështetjen e të cilëve, në kohë rekord brenda dy viteve me shumë punë, përkushtim dhe një menaxhim më të mirë po ndihet një përmirësim i prekshëm i situatës në gjallërimin e skenës nga komuniteti i artit dhe i kulturës, në realizimin e hapësirës pa kufi të kulturës e artit, me artistët, ambasadorë të shkëlqyer brenda dhe jashtë vendit, në rifunksionimin e monumenteve dhe siteve arkeologjike në të gjithë Shqipërinë, etj.
21-25 nëntor 2015, Klik Ekspo Klik, Pallati i Kongreseve
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.