Letërsia shqipe do të jetë e pranishme në Panairin e Librit në Lajpcig nga data 21 deri 24 mars. Një program i pasur takimesh të organizuara në stendën e Ministrisë së Kulturës, në stendën e rrjetit TRADUKI si dhe në hapësira të tjera të panairit dhe jashtë tij. Dy autorë të ftuar nga Ministria e Kulturës: Lisandri Kola dhe Saimir Muzhaka; dy autore dhe përkthyese të ftuara nga rrjeti TRADUKI dhe rezidenca e përkthyesve në Berlin: Lindita Arapi dhe Anrila Spahia (Ana Kove).
Është kthyer në traditë tashmë dhe paraqitja e katalogut në anglisht me veprat më të suksesshme të një viti më parë të cilin Ministria e Kulturës e propozon për shtëpitë e huaja botuese. Në katalog janë përfshirë veprat dhe autorët që kanë fituar çmimet më të rëndësishme të vitit 2018.
Janë përfshirë gjithashtu në këtë katalog shkrimtarët më të suksesshëm për vitin 2018 me botimet e tyre jashtë vendit:
Për herë të parë në katalogun e autorëve janë përfshirë edhe dy përkthyeset më të suksesshme të vitit për përkthimet nga gjuha shqipe:
Takimi më i rëndësishëm në stendën e Ministrisë së Kulturës do të jetë të premten më datë 22 mars, ora 16.30 me temë: “Përkthimi, thembra e Akilit e letërsisë shqipe”.
Të ftuar për të diskutuar në panel Lisandri Kola, Anrila Spahia dhe Mimoza Hysa.
Janë të ftuar të gjithë të interesuarit për letërsinë shqipe të vizitojnë stendën e Shqipërisë në Hall 4, stand 506.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.