» Magnificenza civile: hapësira publike si monument – ekologjia si strukturë
Postuar më: 17/01/2014

Magnificenza civile: hapësira publike si monument – ekologjia si strukturë

MONTPELLIER 2040 – LILLE 2030 – GRAND PARIS – BRUXELLES 2040 – MOSKA E RE- TIRANA

REFERON: ARK. ANI TAFILICA

Në bashkëpunim me Studio Secchi- ViganoKonferenca në Ministrinë e Kulturës ka për temë prezantimin e disa projekteve, ose me mirë Vizioneve Urbanistike, për disa metropole të rëndësishme evropiane që kam zhvilluar në bashkëpunim me studion Secchi-Vigano (në Milano-Bruxel-Montpëlier) në këto tre vitet e fundit.

Këto projekte, të financuara nga bashkitë dhe nga sistemet metropolitane, lindin nga kërkesa për të pasur një vizion të përgjithshëm dhe largpamës për potencialet e zhvillimit urban dhe një bazë grafike e konceptuale për revizionet e planeve rregulluese.

Secili qytet apo sistem metropolitan ngre tema të ndryshme dhe kështu çdo projekt sjell përgjigje të reja të cilat rrjedhin nga leximi i territorit, i historisë së tij dhe nga përkthimi hapësinor i ambicieve politike.

Këto projekte na kanë çuar në zhvillimin e koncepteve të reja si: Metropoli Horizontal, qyteti poroz, ri-ciklimi i qytetit, ekologjia si suport dhe hapësira publike si monument.

“Magnificenza civile”, ide që vjen nga neoklasicizmi italian, tregon që gjatë periudhave të ndryshme historike, shoqëria arrin të përfaqësoje veten dhe vlerat e saj nëpërmjet hapësirës publike. Cdo epokë ka monumentet e saj dhe shkruan nëpërmjet planeve urbane, arkitektures dhe monumenteve një pjesë historie. Cilat janë vlerat e sotme? Cilat janë monumentet e sotme dhe të ardhmes?

DITËN E SHTUNË  ORA 18 SALLA “TEFTA TASHKO KOÇO” – MINISTRIA E KULTURËS