» Ministria e Kulturës dhuron 80 tituj librash në shkollën 9-vjeçare të Pezë Helmësit
Postuar më: 07/05/2019

Ministria e Kulturës dhuron 80 tituj librash në shkollën 9-vjeçare të Pezë Helmësit

Ministria e Kulturës i ka dhuruar mbi 80 tituj librash shkollës 9-vjeçare në Pezë Helmës. Mes titujve ishin disa nga kryeveprat e letërsisë botërore për fëmijë, por edhe të autorëve tanë. Ishte vetë MInistrja Elva Margariti, që ua dorëzoi librat nxënësve, duke zhvilluar edhe biseda të lira mbi leximin dhe titujt e parapëlqyer të fëmijëve. Ministrja takoi nxënës të klasës të parë, të pestë e të nëntë. Margariti premtoi se do të kthehej sërish në shkollën e Pezë Helmësit, për të biseduar me nxënësit mbi librat që ato morën në duar. Kjo nismë u ndërmor në kuadrin e Fushatës Kombëtare për Lexim, që ka si synim afrimin e të rinjve te libri.