NJOFTIM
1. Institucioni Ministria e Kultures njofton subjektet e interesuara të licensuara për restaurim të marrin pjesë me ofertat e tyre publike në konkursin publik të shpallur nga ky institucion.
2. Objekti që do të restaurohet është “Restaurimi Kisha e Shën Thanasit- Karavasta e Re Lushnje” dhe ndodhet në Lushnje.
3. Fondi limit i vënë në dispozicion është 12 662 443 lekë (Dymbëdhjetë milion e gjashtëqind e gjashtëdhjete e dy mijë e katërqind e dyzete e tre) lekë (pa TVSH).
4. Data e përfundimit të restaurimit 180 ditë, nga data e lidhjes së kontratës.
5. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 25.05.2015, ora 11:00, ne Zyren e Protokollit te institucionit. Ofertat e paraqitura pas këtij afati do të refuzohen.
6. Kandidatët e interesuar mund të inspektojnë dokumentat e restaurimit, nga ora 12:00 deri 14:00, pranë Drejtorisë Juridike dhe Marrëveshjeve.
7. Dokumentat standartë të restaurimit mund të tërhiqen pranë institucionit në bazë të kërkesës me shkrim dhe kundrejt një çmimi prej 2000 lekë, nga ora 12:00 deri 14:00.
8. Ofertat duhet të shoqërohen nga dokumenta ligjorë dhe administrativë origjinalë ose kopje te noterizuar si provë e kërkesave kualifikuese të përcaktuara në dokumentat standarte të restaurimit, të miratuara për këtë qëllim.
9. Ofertat do të shqyrtohen nga komisioni i vlerësimit në datë 25.05.2015, ora 11:00 në MK salla e mbledhjeve.
10.Përfaqësues të autorizuar me shkrim të ofertuesve janë të ftuar të ndjekin hapjen e Ofertave.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.