Datë 12.09.2017
Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:
Drejtor, në Cirkun Kombëtar
Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësojë një kandidat për pranimin në Pozicionin “Drejtor, në Cirkun Kombëtar ”, janë si më poshtë:
a) Të jetë shtetas shqiptar (pasaportë ID);
b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës (diplomë e shkollës së lartë dhe listë notash).
ç) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse. (Vërtetim i gjendjes shëndetësore);
d) Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi. (Vërtetim i gjendjes gjyqësore);
dh) Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore. (Vërtetim nga punëdhënësi i fundit).
Kërkesa te veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin :
Kandidati duhet të propozojë një platformë me objektiva të qarta për menaxhimin dhe vizionin që ka për Cirkun Kombëtar.
Paraqitja e dokumenteve:
Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 27.09.2017, pranë Zyrës së Protokollit, në Ministrinë e Kulturës.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.