Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro mori pjesë në konferencën e Berlinit “Një shpirt për Strategjinë e Evropës”, ku referoi në panelin “Periferia e Evropës”. Periferia si frymëzim për Evropën dhe “ Qyteti si vend i përfshirjes” u realizua me pjesëmarrjen e politikanëve: Martin Schulz, President i Parlementit të BE-së, Donald Tusk , President i Këshillit të Evropës, Doris Pack, deputete e Parlamentit Evropian, Michael Roth, Ministri gjerman i Shtetit, etj. Në konferencë referuan edhe: Antje Contius, drejtore e S. Fischer Stiftung, Lirak Çelaj, anëtar i “Një shpirt për Strategjinë e Evropës”, Georgi Gospodinov, shkrimtar, Gianni Skaragas, shkrimtar, etj. Konferenca e Berlinit u mbajt në partneritet me Allianz Kulturstiftung, Allianz Deutschland AG, Qytete të Evropës, Komisioneri i Qeverisë Federale për Kulturë dhe Media, Instituti Goete dhe TRADUKI .
8 nëntor 2015, ora 1:00-6:00 PM
9 nëntor 2015, ora 09:00 AM-5:00PM
Allianz Forum, Pariser Platz 6, 10117 Berlin, Gjermani
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.