Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro do të marrë pjesë në konferencën e Berlinit “Një shpirt për Strategjinë e Evropës”, ku do të referojë në panelin “Periferia e Evropës”. Temat e konferencës së sivjetme do të jenë: Periferia si frymëzim për Evropën dhe “ Qyteti si vend i përfshirjes”, me pjesëmarrjen e politikanëve: Martin Schulz, President i Parlementit të BE-së, Donald Tusk , President i Këshillit të Evropës, Doris Pack, deputete e Parlamentit Evropian, Michael Roth, Ministri gjerman i Shtetit, etj. Në konferencë do të referojnë edhe përfaqësues të medias, botës së biznesit dhe fusha të tjera të shoqërisë civile, si : Antje Contius, drejtore e S. Fischer Stiftung, Lirak Çelaj, anëtar i “Një shpirt për Strategjinë e Evropës”, Georgi Gospodinov, shkrimtar, Gianni Skaragas, shkrimtar, etj. Konferenca e Berlinit është një platformë e shoqërisë civile që përcakton dhe inicion hapat specifike të përbashkëta për të forcuar komponentin kulturor të zhvillimit evropian. Konferenca e Berlinit do të mbahet në partneritet me Allianz Kulturstiftung, Allianz Deutschland AG, Qytete të Evropës, Komisioneri i Qeverisë Federale për Kulturë dhe Media, Instituti Goete dhe TRADUKI . Konferenca e Berlinit 2015 “Një shpirt për Strategjinë e Evropës” zhvillohet një herë në vit. Ngjarja e ardhshme do të mbahet në nëntor 2015. “Një Shpirt për Evropën” ka lindur në vitin 2004 në Berlin.
8 nëntor 2015, ora 1:00-6:00 PM
9 nëntor 2015, ora 09:00 AM-5:00PM
Allianz Forum, Pariser Platz 6, 10117 Berlin, Gjermani
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.