» MONET- Kultura në lëvizje në rrjetet e muzeve të Adriatikut
Postuar më: 12/03/2019

MONET- Kultura në lëvizje në rrjetet e muzeve të Adriatikut

Takimi i tretë i projektit MONET -Kultura në lëvizje në rrjetet e muzeve të Adriatikut  u organizua në Tiranë, Shqipëri. Takimi u prit nga partneri i projektit Ministria e Kulturës së Shqipërisë, së bashku me Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi, me pjesëmarrjen e të gjithë partnerëve – ARATRO – Arkiva e Arteve Elektronike dhe Laboratorit të Universitetit të Molise për Art Bashkëkohor, Muzeu i Artit Bashkëkohor Pino Pascali, Rajoni Puglia – Departamenti Turizëm, ekonomi e kulturës dhe valorizimi i territorit dhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi.

Partnerët e projektit diskutuan lidhur me zbatimin e projektit, veçanërisht në lidhje me rezultatet e arritura dhe aktivitetet e vazhdueshme. Fokusi i veçantë i takimit u dha në krijimin e rrjetit të muzeut dhe aktiviteteve të platformës së internetit që do të rezultojë nga Memorandumi i Mirëkuptimit për krijimin e Rrjetit të Muzeve, nënshkruar në takimin e dytë në Polignano a Mare vitin e kaluar. Në muajt e ardhshëm, partnerët e projektit do të krijojnë bazën e të dhënave të muzeve lokale me harta gjeografike që do të jenë pjesë e platformës së rrjetit të Muzeve, mjet online për zhvillimin e ofertës së përbashkët kulturore të institucioneve të përfshira.

Në  takim u diskutua në lidhje me thirrjen ndërkombëtare për përzgjedhjen e artistëve të rinj për shkëmbime kulturore, që ishte e hapur deri në fund të janarit, process I cili është drejt përzgjedhjes. Përveç kësaj, partnerët e projektit diskutuan për metodologjinë e shkëmbimit që do të organizohet në fillim të verës, si dhe për përzgjedhjen e brendshme të mentorëve të përfshirë në emër të secilit muze.

Në fund të takimit, partnerët ranë dakord për aktivitetet që do të realizohen në periudhën e ardhshme.

Projekti MONET është financuar nga thirrja e parë e programit Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mal të Zi. Objektivi i përgjithshëm dhe qëllimi kryesor i projektit është krijimi i një modeli rrjeti në mesin e muzeve në Shqipëri, Mal të Zi dhe Itali, duke përdorur një metodologji të përbashkët dhe duke zhvilluar shërbime dhe mjete të reja. Në këtë drejtim, projekti ka për qëllim promovimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore përmes valorizimit të muzeve, në aspektin e menaxhimit dhe shërbimeve. Lejimi i muzeve për t’u bashkuar me një lloj të ri të menaxhimit ndërkufitar duhet të përmirësojë ofertën turistike dhe kulturore dhe rrjedhimisht rrjedhat e vizitorëve. Si rezultat, kjo do të nxisë rritjen e turizmit, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe ekonomik në zonat e përfshira që kanë mundësi të ndryshme natyrore dhe kulturore.