» Nënshkruhet kalendari i përbashkët kulturor vjetor mes Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës
Postuar më: 09/04/2019

Nënshkruhet kalendari i përbashkët kulturor vjetor mes Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës

Për të gjashtin vit, Shqipëria dhe Kosova kanë një kalendar të përbashkët kulturor. Në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Ministri i Kulturës së Shqipërisë, znj. Elva Margariti dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Z. Kujtim Gashi nënshkruan sot kalendarin, i cili shtrihet përgjatë një viti, jo vetëm në Prishtinë e Tiranë, por edhe qytete të tjera të Shqipërisë e Kosovës. Aktivitetet përfshijmë të gjitha institucionet e kulturës si Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, Teatrin Kombëtar, Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Galerinë Kombëtare të Arteve në Shqipëri dhe atë në Kosovë, Ansamblin Popullor “Shota”, Qendrën Kombëtare Kinematografike të Kosovës, Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit Shqiptar, Qendrën Kombëtare të Fëmijëve në Tiranë, Qendrën Kombëtare të Fëmijëve në Prishtinë, etj. Nuk do të mungojnë aktivitetet kushtuar librit apo ato për trashëgiminë kulturore.

Për Ministren Margariti ky kalendar është vetëm shenja zyrtare e një bashkëpunimi mes dy vendeve, që tashmë ndihen si një familje e madhe. “Prej vitit 2014 kultura e ka kthyer Shqipërinë e Kosovën në një familje të madhe. Kultura I ka kaluar kufijtë shumë më shpejtë se të tjera dimensione që lidhin dy vendet tona dhe aktivitetet janë vetëm disa pika të formalizuara brenda një kalendari, në një kohë që kemi dakordësinë që do të ketë edhe shumë të tjera më pas. Kjo traditë po bën pjesë të sajën gjithnjë e më shumë njerëz, duke u kthyer në një urë lidhëse dhe jam krenare që bashkë me homologun tim kemi ndarë ide për aktivitete të tjera në vazhdim”, u shpreh Margariti.

Ndërsa Ministri i Kosovës, Gashi, përtej kënaqësisë së finalizimit të një kalendari të pasur kulturor, u shpreh se ky nënshkrim përbën një moment të rëndësishëm edhe për komunitetet artistike që gjejnë më shumë hapësira shprehëse në të dy anët e kufirit.

Ai e shtyu bashkëpunimin edhe më tej, duke e nxjerrë atë nga suaza institucionale, për t’u shtrirë edhe në skenën e pavarur. “Me ministren Margariti diskutuam sot krijimin në një të ardhme të afërt, të një fondi të përbashkët kulturor. Me këtë kuptojmë që nga mbështetja e aktiviteteve në institucionet kulturore, të shkojmë tek pjesa e aktiviteteve në skenën e pavarur kulturore që edhe në Kosovë e në Shqipëri kanë marrë një zhvillim të jashtëzakonshëm. Pra të mund të mbështesim financiarisht edhe skenën e pavarur. Dhe besoj se në muajt e ardhshëm të dy institucionet do të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe mundësinë administrative, që në fund të vitit të krijohet që fond i përbashkët, që të mund të implementohet në vitin 2020” – deklaroi Gashi.

Më tej, axhenda e përbashkët vijoi me një vizitë në ekspozitën e artistit kosovar Sokol Beqiri, “As mik as armik”, hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve, me rastin e 20-vjetorit të ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, por njëkohësisht edhe aktiviteti i parë që ngriti siparin e kalendarit kulturor. Ministrja Margariti e quajti një moment ku bëhet bashkë gëzimi dhe dhimbja, të cilën artistët dinë ta shprehin më mirë me artin e tyre. Një tjetër vizitë u zhvillua në Kalanë e Tiranë, ku investimet e fundit e kanë kthyer atë në një nga qendrat më atraktive turistike të qytetit.

Më poshtë kalendari i plotë i aktiviteteve:

 

KALENDARI I PËRBASHKËT KULTUROR VJETOR MES MINISITRISË SË KULTURËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Referuar “Deklaratës së përbashkët për Bashkëpunim dhe Partneritet Strategjik ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë” nënshkruar në Prizren më datë 11 janar 2014, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, bien dakord për Kalendarin e Përbashkët Kulturor Vjetor si dhe bashkërendimin e aktiviteteve kulturore. Ky kalendar hartohet bazuar në dakordësinë paraprake të Ministrave të Kulturës, për aktivitetet që realizohen për vitin 2019.

ART APLIKATIV

1. Galeria Kombëtare e Artit, GKA:
Ekspozitë e artistit kosovar Sokol Beqiri “As Mik as Armik”, Tiranë;

2. Galeria e Artit të Kosovës, GAK:
Galeria Kombëtare e Kosovës- Ekspozite e artistit Driant Zeneli, Prishtinë;

3.Galeria e Ministrisë së Kulturës, QAFA:
Ekspozitë pikture “E tashmja e njerëzve të tashëm” me punimet e tre artistëve nga Shqipëria ,Prishtinë .

ARTI SKENIK
1. Teatri Kombëtar i Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor, TKOBAP:
a) Koncert Crescendo Musicale, koncert i korit dhe orkestrës me dirigjentin kosovar Rafet Rudi, Tiranë;
b) Koncerti “Lidhja e Prizrenit” e Ansamblit Popullor, Prizren;

2. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, TKEKS:
Shfaqja “Kreolët e Ballkanit” autor dhe regjisor Enver Petrovci jepet në qytete të ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë;

3. Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Arkeologjik (ZAKPA) Butrint:
Edicioni i 17-të i Festivalit të Teatrove “Butrint Summer Festival”, pjesëmarrje e shfaqjes nga Kosova, Butrint.

BIBLIOTEKA

1.Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë:
a) Java e Bibliotekës në Kosovë, Edicioni 17, Prishtinë;
b) 120 Vjetori i lindjes së Lasgush Poradecit, ekspozitë dhe konferencë shkencore, Prishtinë dhe Tiranë.

FILMI

1. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, AQSHF:
Cikli “JETA PAS ENVERIT”, program i kuruar filmash në “Kino Lumbardhi”, Prizren. (Në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi dhe Komunës së Prizrenit do të shfaqen programe filmash dhe filma të animuar për publikun Prizrenas).

2. Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Qendra Kinematografike e Kosovës
a) Pjesëmarrje të përbashkët në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, Gjermani;
b) Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Cannes, Francë;
c) Pjesëmarrje në Balkan Film Market, Tiranë;
d) Premiera të filmave të financuar nga Qendrat e Filmit Shqipëri dhe Kosovë.

AKTIVITETE PËR FËMIJË DHE TË RINJ

1. Qendra Kombëtare Kulturore e Fëmijëve, Tiranë:
a) Festivali Ndërkombëtar i Teatrit të Kukullave Tiranë, me pjesëmarrjen e trupës profesioniste të Teatrit të Dodona Prishtinë, Tiranë;
b) Festivali 53 i Këngës për Fëmijë organizuar nga Qendrës Kombëtare Kulturës për Fëmijë, QKKF, të ftuar dhe interpretues nga Kosova, Tiranë;
c) Pjesëmarrje e Ansamblit të Valleve të Fëmijëve të Qendrës sonë në Festivalin Ndërkombëtar për Fëmijë “Ylberi i Prishtinës”, Prishtinë;
d) Shfaqe e Teatrit të Kukullave për fëmijët e qytetit të Prishtinës, Prishtinë;
e) Festat e Nëntorit. Me pjesëmarrjen e Ansamblit të valleve të Qendrës Kulturore të Fëmijëve Prishtinë, Tiranë.

TRASHËGIMIA KULTURORE

1. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Korçë dhe DRTK, Prizren:
a) Vizitë dhe njohja me praktikën e punës në Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Korçë dhe Qendrës së Trashëgimisë Kulturore në Prizren;
b) Shkëmbim i njohurive, eksperiencave në punë, vizitë të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe vendosje e ekspozitave:
c) ”Ekspozite me grafika te objekteve Monument Kulture te qarkut te Korçës”, Prizren;
d) “Tipologjia e objekteve kulturore”, Korçë.

2. Agjencia e Shërbimit Arkeologjik (ASHA) dhe Instituti Arkeologjik i Kosovës:
Konferencë “Arkeologjia e shpëtimit dhe promovimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” .

3. Muzeu Historik Kombëtarë Tiranë:
Ekspozita “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite” në hapësirat e Muzeut të Kosovës, Prishtinë.

4.Muzeu Kombëtar “Gjethi”:
Ekspozitë fotografike “Kosovarë të persekutuar gjatë regjimit komunist”, Prishtinë dhe Tiranë.

5. Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike:
a) Pjesëmarrje e Ansamblit nga Gjilani në Festivalin Folklorik Popullor të Shoqatave Kulturore në Kavajë;
b) Pjesëmarrje e Ansamblit nga Kosova në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Valles Popullore Burimore në Lushnje;
c) Pjesëmarrje e Ansamblit nga Kosova në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar i Iso-Polifonisë në Vlorë.

6. Zyra e Administrimit, Koordinimit të Parkut Arkeologjik, Butrint:
Panairi i Artizanëve të Kosovës, Butrint.

SHËNIM I 20 VJETORIT TË LUFTËS SË KOSOVËS

1. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, (DRKK) Shkodër:
Ekspozitë e fotografit Sulejman Dida, gazetar nga Kukësi “Eksodi ‘99 – nga eksodi i kosovareve ne vitet 1998- 1999”, Kukës.

2. Teatri Kombëtar i Operës Baletit dhe Ansamblit Popullor dhe Ansambli SHOTA:
Dita përkujtimore e 20 vjetorit të eksodit të madh të shqiptarëve të Kosovës, Kukës

3. Aktivitetet e operatorëve të pavarur të mbështetur nga Ministria e Kulturës, Tiranë :
a) Shkëlzen Berisha/Unë jam vetë gruaja ime /shfaqje teatrale, Tiranë dhe Prishtinë;
b) Dren Abazi & Synphonix Orchestra / Koncert, Kalaja e Shkodrës, Amfiteatri i Durrësit dhe Pazari i Korçës;
c) Rona Nishliu & Qendra ACT for SOCIETY Koncert, promovimi i albumit të dytë “Mindil”, Tiranë, Prishtinë, Shkup;
d) Klevis Gjergji /Koncertet e Prillit, Tiranë, Shkodër, Kosovë;
e) Lekë Gjeloshi/Ekspozita personale në STACION, Prishtinë;
f) Shoqata “Artistët Interpretë” Interational Albania Brass Festival, Amfiteatri i Tiranës.