Shqipëria, Suedia, Kosova, Mali Zi, Argjentina, Maqedonia, Italia, Usa, Israel, Romania,
11 Trupa teatrore / 18 Shfaqje në 5 netë në Elbasan dhe në Tiranë
Shfaqje/ prezantime / koncert / ekspozita
Nga 30 tetor deri më 4 nëntor 2016 do të organizohet edicioni i 18 -të i këtij festivali i emërtuar këtë vit me logon “New Energy”.
Priten 11 trupa teatrore dhe rreth 18 shfaqje, mbi 130 artistë që vijnë jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga rajoni e më gjerë duke afruar larmi performancash e stilesh si dhe një sërë veprimtarish kulturore, edukuese në hapësirat skenike dhe mjedise të hapura të qytetit të Elbasanit.
Shtrirja e festivalit Skampa synon zgjerimin dhe ripërtëritjen e audiences përmes prurjeve bashëkohore artistike teatrore në nivel kombëtar e ndërkombëtar, nën logon e rritjes dhe cilësisë së jetës qytetare, intelektuale dhe emocionale.
Shfaqjet dhe veprimtaritë e edicionit të 18 të “New Energji” do të mbahen përgjatë 5 netëve në Elbasan dhe Tiranë.
• Në Elbasan, në skenën e Teatrit Skampa, mjediset univeristare “A Xhuvani”, si dhe në hapësira të hapura atraktive si ajo e Real Scampis (Kala) etj.
• Në Tiranë, shfaqjet dhe veprimtaritë (specialistët) do të mbahen në Teatrin Kombëtar, Teatrin e Metropolit,Teatrin Eksperimental,Teatrin Kombëtar për Fëmijë, në hapësira të hapura, Universitetin e Arteve.
• Për herë të parë në këtë edicion hapësira alternative zgjerohet dhe në panelin e prurjeve bashkëkohore për teatrin e fëmijëve, teater si pjesë e ambicies së këtij festivali. Trupa Suedeze me shfaqjen “Troll” është ftuar enkas si synim i këtij edicioni.
Një vend të veçantë në programin e festivalit zë paneli i edukimit përmes artit kjo në auditore me gjeneratat e reja të artistësve të rinj,studente, media e tij. Këtë edicion janë paraparë dy prezantime sikurse është ai i regjisorit amerikan Ronald Hill mbi teatrin e New Yorkut, si dhe ai i specialistes së shquar të teatrit Izraelit, Sarit Cofman mbi multilingualizmin e teatrit Izraelit.Veprimtaritë e mesipërme do të mbahen në mjediset universitare të Elbasanit dhe atë të Universitetin e Arteve,Tiranë.
Festivali në vite organizohet nga Shoqata Europiane e Teatrit Bashkëkohor Shqiptar, A.T. K. me mbështetjen e Bashkisë Elbasan dhe Ministrisë së Kulturës.
Festivali ka dëshmuar se është një aventure plot sfida e të papritura që shoqërojnë teatrin sot, njëkohësisht dhe një udhëtim i bukur e dinamik. Me rreth 80 000 spektatorë, kryesisht të rinj, studente, mbi 2500 artiste, specialistë të shquar shqiptarë e të huaj, kanë qenë pjesë në vite e këtij eventi ndërkombëtar, që njëherazi ka kontriubuar në njohjen e artit, kulturës e turizmit shqiptar nëpër botë.
Nisur nga pjesmarrja e trupave, kualiteti i performancave, pasurisë strukturore të festivalit përmes përfshirjes në axhendë të tij dhe aksesorëve të tjerë kulurorë e bëjnë këtë event si organizimin më të madh teatror në Shqipëri në rang kombëtar e ndërkombëtar.
Ai sot, falë eksperiencës dhe vokacionit të tij është referencë e zhvillimeve teatrore në vend, por dhe pjesë e ekspertizave jashtë vendit përmes përfshirjes në evente të ndryshme ndërkombëtare mbi teatrin duke e përfaqësuar denjësisht vendin tonë.
Festivali ndërkombëtar i teatrit kontemporan “Skampa” vjen si një vlerë vokative e traditës së re teatrore shqiptare, drejt formave të reja, duke synuar ripërtëritjen e tij në hap me zhvillimet europiane të teatrit për një teatër ndryshe, protagonizmin e gjeneratave të reja dhe zgjerimin e audiencave.
Promovimi i vlerave për ti dhënë art një vendi të rritet lirshëm dhe ti japë audiencës përfshirje intelektuale dhe emocionale me shfaqjet qe afron përbën dhe një nga synimet kryesore të këtij projekti.
Elbasan -Tiranë
30 Tetor – 04 Nëntor, 2016
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.