Festivali “Flauti Magjik”, laboratori muzikor i vlerave dhe ngjarjeve novatore, në edicionin e tij të pestë. Festivali “Flauti Magjik” organizohet në edicionin e tij të pestë. Pas suksesit të plotë që ka shënuar në edicionet e kaluara. Fatos Qerimaj, drejtor i festivalit “Flauti Magjik” dhe kryetari i A.S.C & Music Improvisation, thotë se, “hapja e festivalit do t’i kushtohet veprës së mirënjohur të Mozartit “Flauti Magjik”.
Është një histori e mrekullueshme e fëmijëve për këmbanat dhe flautin magjik. Një princeshë në rrezik dhe një princ që dëshiron ta shpëtojë atë. Komploti është i komplikuar, por aktori Dritan Boriçi dhe muzika e Mozart-it do të lehtësojnë kuptimin e saj. Paraqitja e kësaj vepre në formë teatrore dhe muzikore, është pjesë e strategjisë që A.S.C & Music Improvisation ndërmer për zgjerimin dhe edukimin e audiencës.
23 maj, ora 19:30, Akademia e Arteve
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.