Në Konkursin Ndërkombëtar të projektimit të Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, aplikuan 26 studio, me shpërndarje gjeografike mjaft interesante, nga të cilat 11 nga Italia, 9 nga Shqipëria, 1 aplikim nga Gjermania, Hollanda, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Japonia dhe Kosova.
Konkursi u shpall në 7 shkurt dhe u konceptua në 2 faza: faza e parë që sapo përfundoi, në 28 shkurt me përzgjedhjen e short-listes me 5 studiot fituese, për të vazhduar në fazën e dyte nga ku do të shpallet edhe fituesi, në 30 mars.
01
Juria për Fazën e parë për përzgjedhjen e konkurentëve u përbë nga: Përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe të Atelier Albania.
02
Konkurentët e përzgjedhur sipas dëshmisë së përvojës dhe të projekt ideve të vizionit të zhvillimit, jane 5 Studiot e kualifikuara në short-list, të renditura në mënyrë alfabetike:
Atelier4 (studio shqiptare)
Biundici (studio italiane)
Casanova+Hernandez (studio hollandeze)
Lorenco&CO (studio shqiptare)
Zvi Hecker (studio gjermane)
03
Në fazën e dytë 5 konkurentët do të paraqiten me një projekt arkitektonik që duhet të përfshijë:
– Analiza të detajuara të sitit – shfaqja dhe performanca e objektit nga fokuset kryesore të qytetit
– Sistemimin e përgjithshëm, planimetri, mobilim
– Skemat e lëvizjes horizontale dhe vertikale
– Skemat e arritjes për personat me aftësi të veçantë
– Skema funksionale
– Analiza e trajtimit të ndriçimit natyral dhe artificial (ndriçimi dekorativ)
– Detaje të fragmenteve kryesore të zhvillimit perimetral dhe momentit te hyrjes
– Detaje të ndyshme të mënyrës së ekspozimit (elektronik dhe fizik)
– Pamje tri dimensionale të objektit (eksterier + interier)
– Animacion
– Preventiv paraprak i zbatimit – përfshirë ndërhyrjet arkitektonike, konstruktive, elektrike dhe mekanike (sistemet e vëzhgimit, sistemet e alarmit për hyrjet e padëshiruara, sistemet për mbrojtjen kundra zjarrit), si dhe ekspozim dhe mobilim.
04
Do të ketë vetëm një çmim të parë, i cili do të përcaktohet nga një juri ndërkombëtare.
Fituesi do të zhvillojë më tej projektin e zbatimit dhe do të mbikqyrë zhvillimin e ndërtimit.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.