Datë 31.01.2014
Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:
Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Shkodër (me sektorë në Lezhë, Dibër, Kukës si dhe sektorin e parqeve arkeologjike (kalaja e Rozafës dhe Lezhës).
Kandidatet duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin ne Pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Shkodër ” ne përputhje më nenin 12 te ligjit 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.
Pranohen në këtë pozicion personat të cilët plotësojnë këto kërkesa të përgjithshme:
a) Të jenë shtetas shqiptar.
b) Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
c) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
ç) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.
dh) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.
Kërkesa te veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:
Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Shkodër
Paraqitja e dokumenteve:
Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 14 shkurt 2014 pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.