» Njoftim për konkurim për vende pune
Postuar më: 21/01/2014

Njoftim për konkurim për vende pune

Datë 21.01 .2014
Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003, ”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës, shpall konkursin në këtë pozicion :

DREJTOR I QENDRËS KOMBËTARE TË VEPRIMTARIVE FOLKLORIKE
Të gjithë personat e interesuar mund të njihen me kërkesat e veçanta për konkurrim përmes faqes zyrtare të internetit të Ministrisë së Kulturës www.kultura.gov.al. Kërkesat e përgjithshme për këtë pozicion janë në përputhje më nenin 12, të ligjit 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.
Pranohen në këtë pozicion personat të cilët plotësojnë këto kërkesa të përgjithshme:

a) Të jenë shtetas shqiptar.
b) Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
c) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme
profesionale për vendin përkatës të punës.
ç) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.
dh) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore

2. Kërkesa të veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:
a) Të ketë formim/edukim profesional  të lartë në fushën e antropologjisë social-kulturore, arte, shkencat sociale, histori/gjeografi, gjuhe shqipe apo në ndonjë fushë të përafërt me to.
b) Të ketë titull “Master i Shkencave” apo titull të barasvlershëm me të, në fushat e mësipërme.
c) Të ketë përvojë të paktën 5 vjeçare pune në fushën e përmendur në pikën 2(a).
d) Të provojë në mënyrë të dokumentuar përvojën/trajnimet kombëtare/ndërkombëtare në fushën e trashëgimisë jomateriale, marrëdhënieve ndërkulturore etj.
e) Të jetë i familjarizuar/ekspozuar  me sistemin e institucioneve të specializuara në fushën e trashëgimisë jomateriale.
f) Të jetë njohës i mirë i legjislacionit kombëtar dhe konventave ndërkombëtare në fushën e trashëgimisë jomateriale.
g) Të ketë iniciativë dhe aftësi të mira analize dhe raportimi.
h) Të ketë aftësi të mira të punës në grup.
i) Të komunikojë mirë në një nga gjuhët kryesore të huaja.

3. Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 31.01.2014 pranë Zyrës së Protokollit  ne Ministrinë e Kulturës .