Datë 04.02.2014
Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003, ”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për këto pozicionin Drejtor i Qendrës Kombëtare të Muzeumeve Berat.
Kandidatet duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin ne Pozicionin Drejtor” ne përputhje më nenin 12 te ligjit 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.
Pranohen në këtë pozicion personat të cilët plotësojnë këto kërkesa të përgjithshme:
a) Të jenë shtetas shqiptar.
b) Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
c) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
ç) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.
dh) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.
Kërkesa te veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:
Drejtor i Qendrës Kombëtare të Muzeumeve Berat
Paraqitja e dokumenteve:
Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 14.02.2014 pranë Zyrës së Protokollit ne Ministrinë e Kulturës.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.