Datë 16.05.2014
Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:
Drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Kandidatet duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin ne Pozicionin “Drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli ”.
Pranohen në këtë pozicion personat të cilët plotësojnë këto kërkesa të përgjithshme:
a) Të jenë shtetas shqiptar. (pasaporte ID)
b) Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
c) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës (diplome e shkollës se Larte dhe liste notash).
ç) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.(Vërtetim nga Ambulanca);
d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi. (Vërtetim i gjendjes gjyqësore);
dh) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore. (Vërtetim nga punëdhënësi i fundit).
Kërkesa te veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:
Drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Kandidatet duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin ne Pozicionin “Drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli ”.
1. Të ketë arsim universitar dhe kualifikime plotësuese në fushat e:
– artit,
– menaxhimit,
– drejtimit të projekteve kulturore.
2. Të ketë treguar përvojë të konsiderueshme në drejtim, menaxhim dhe krijimtari në fushën e artit skenik.
3. Të njohë problemet aktuale dhe sfidat e teatrit shqiptar me qëllim reformimin e tij përkrah modeleve më të mira bashkëkohore.
4. Të ketë treguar përpjekje serioze në krijimin e një atmosfere alternative në teatrin shqiptar.
5. Të dëshmojë përvoja ndërkombëtare në fushat e përmendura në pikat 1 dhe 2.
6. Të ketë përvojë në konceptimin dhe ekzekutimin e projekteve afatgjata në fushat e artit dhe të kulturës.
7. Të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe të tjera interesi, si dhe në ngritjen e fondeve prej burimeve të ndryshme – si të sektorit publik ashtu edhe atë privat.
8. Të ketë aftësi të dallueshme komunikimi në ruajtje dhe zhvillim të kontakteve brenda dhe jashtë institucionit si dhe me partnerët vendorë e ndërkombëtarë.
9. Të ketë njohuri të mira të një ose më shumë gjuhëve të huaja.
Kandidati duhet të propozojë një platformë në përgjigje të objektivave të mëposhtme:
Objektiva artistikë
Objektiva të politikës kulturore
Objektiva në administrim:
Reforma menaxheriale është prioritet dhe parakusht për zhvillimin e mëtejshëm të Teatrit. Të sigurojë ligjshmëri dhe transparencë të kontratave inidividuale dhe procedurave të punësimit.
Të ndërtojë një plan buxhetor financiar të qartë vjetor.
Të bëjë të mundur rritjen e të ardhurave përmes burimeve të treta.
Të ngrejë një sistem treguesish vlerësimi të punës së institucionit për të lehtësuar dialogun me Ministrinë e Kulturës prej nga varet.
Paraqitja e dokumenteve:
Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 2.06.2014 pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.