Njoftim për konkurim për vende pune: Përgjegjës i Sektorit të Shpëtimit Arkeologjik - Ministria e Kulturës
Postuar më: 26/02/2014

Njoftim për konkurim për vende pune: Përgjegjës i Sektorit të Shpëtimit Arkeologjik

SHPALLJE KONKURSI PËR POZICIONET E MËPOSHTME NË AGJENCINË E SHËRBIMIT ARKEOLOGJIK – MINISTRIA  KULTURËS.

Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

Përgjegjës i Sektorit të Shpëtimit Arkeologjik

Kandidatet duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin ne Pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Shpëtimit Arkeologjik” në përputhje më nenin 12 te ligjit 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Pranohen në këtë pozicion personat të cilët plotësojnë këto kërkesa të përgjithshme:

a) Të jenë shtetas shqiptar (pasaporta).

b) Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.

c) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës (diplomë).

ç) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse (vërtetim nga institucionet e shëndetit).

d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi (dëshmia e Penalitetit).

dh) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore (vërtetim nga punëdhënësi i fundit).

Kërkesa të veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin

1) Master shkencor në arkeologji si formim bazë*

2) Përvojë të dokumentuar në pjesëmarrje (drejtim/bashkëdrejtim) në projekte arkeologjike

3) Botime në revista shkencore

4) Dëshmi të gjuhëve të huaja anglisht, frëngjisht, italisht

5) Me eksperiencë pune në sektorin e arkeologjisë të paktën 5 vjet

6) Preferohet me mesatare të lartë të studimeve universitare dhe pasuniversitare

7) Të ketë njohje të dokumentuar të përdorimit të teknikës bashkëkohore arkeologjike (GIS, GPS), survejim gjeofizik, survejim arkitektonik EDM, ose Total Station)

8) Përvojë të dokumentuar në proceset e vrojtimit të vlerësimit dhe gërmimit arkeologjik

9) Preferohet me eksperiencë ndërkombëtare

10) Cilësi të drejtimit të punës në grup

* Dokumentet e arsimimit universitar dhe pasuniversitar të jenë të noterizuara

Paraqitja e dokumenteve:

Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 06.03.2014 (ora 16.30) pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës.

Për informacion dhe pyejte rreth proçedurës:
Email: [email protected]
Tel +355 42272171 (e Hënë – Premte, 10.00 – 14.00)
Adresa: Zyra e protokollit ASHA ne Min. e Kulturës.
Për adresën në hartë interaktive klikoni këtu