Njoftim për konkurim për 1 (një) vend të lirë pune në Zyrën Shqiptare për të Drejtat e Autorit, në pozicionin:
“Specialistit të Regjistrimit dhe Çertifikimit”, pranë Sektorit të Regjistrimit, Çertifikimit dhe Ankimit
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë në fushën e të drejtës së autorit dhe kërkesat e veçanta si më poshtë:
– Të ketë Diplomë Universitare në Degën Juridik, Master shkencor,
– Të ketë eksperiencë pune mbi 1 (një) vit në fushën e të drejtës së autorit.
– Të ketë njohuri mbi marrëveshjet ndërkombëtare dhe legjislacionin shqiptar në fushën e të drejtës së autorit, kryesisht mbi procesin e regjistrim-çertifikimit për të drejtën e autorit.
– Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
– Të ketë njohuri mbi programet kompjuterike;
– Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike;
– Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe aftësi për të punuar në grup.
Të interesuarit duhet të dorëzojne dokumentat e tyre brënda datës 15/07/2014 pranë Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit.
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 15.07.2014 në adresën; Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit, Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr 71, kati IV,Tiranë, këto dokumenta:
– Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur,
– Curriculum vitae,
– Fotokopje e një dokumenti identifikimi
– Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
– Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
– Fotokopje të librezës së punës.
– Dëshmi e gjëndjes gjyqësore.
– Një numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit
– Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
– Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.
Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell s’kualifikim të kandidatit.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.