Datë 04.08.2016
Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:
Drejtor i Përgjithshëm, në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor”, në përputhje me nenin 21 të ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”.
Drejtor i Përgjithshëm në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor
Po kështu, kandidati duhet të propozojë një platformë për reformimin e institucionit të Teatrit Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor, në përgjigje të objektivave të mëposhtme:
Objektiva artistikë
-Të hartojë një program dhe kalendar të qartë me shfaqje repertori dhe prodhime të reja, në funksion të diversitetit artistik dhe zgjerimit të audiencave.
-Të promovojë tendencat e ndryshme në skenën shqiptare, duke siguruar një ekuilibër mes artistëve të afirmuar dhe atyre të rinj.
-Të ndërmarrë shkëmbime ndërkombëtare, veçanërisht të zhvillojë ato ballkanike dhe evropiane.
Objektiva të politikës kulturore
-Të zhvillojë marrëdhënie të qëndrueshme me institucionet arsimore përmes projekteve që nxisin përfshirjen dhe krijimtarinë e të gjithë grupmoshave, në përgjigje të politikës së Ministrisë “Edukimi përmes Kulturës“.
-Të krijojë lidhje me strukturat ekonomike dhe ato të biznesit publik e privat, për të ndërgjegjësuar dhe tërhequr një publik të ri.
-Të dëshmojë kreativitet dhe të ndërmarrë nisma frytdhënëse për të fituar audienca të reja.
Objektiva në administrim:
– Reforma menaxheriale është prioritet dhe parakusht për zhvillimin e mëtejshëm të TKOBAP.
– Të sigurojë ligjshmëri dhe transparencë të kontratave individuale dhe procedurave të punësimit në zbatim të reformës së Ministrisë së Kulturës, mbi sistemin e punësimit në TKOBAP.
– Të ndërtojë një plan buxhetor financiar vjetor të qartë.
– Të bëjë të mundur rritjen e të ardhurave përmes burimeve të treta.
– Të krijojë një sistem treguesish vlerësimi të punës së institucionit, për të lehtësuar dialogun me Ministrinë e Kulturës, institucionin epror.
Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 20 Gusht 2016, pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës.
Shënim: Dokumentacioni paraqitet origjinal ose kopje e noterizuar.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.