Ministria e Kulturës njofton se shtyhet afati për konkursin e shpallur më datën 8 shkurt 2018 për pozicionin:
Drejtor në Teatrin Kombëtar;
Afati i depozitimit të dosjeve shtyhet deri në datën 12 mars, për t’iu lënë më shumë kohë kandidatëve në përgatitjen dhe hartimin e dosjeve, në përputhje me kriteret e shpallura për këtë pozicion.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave të bëhet deri në datën 12.03.2018, pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.