Njoftim - Ministria e Kulturës
Postuar më: 27/08/2019

Njoftim

Teatri Kombëtar njofton të gjithë regjisorët, që duke filluar nga data 27.08.2019 deri më 15.09.2019,  të paraqesin pranë sekretarisë së Teatrit Kombëtar propozimet e tyre për sezonin artistik 2019-2020.

Propozimet e tyre duhet të jenë të shoqëruara me:

1- Tekstin origjinal ose të përshtatur të veprës artistike. Teksti duhet të jetë i printuar (një kopje) ose të dërgohet në versionin elektronik në adresën zyrtare: [email protected]
2- Sinopsin e veprës artistike, shoqëruar me një koncept-ide mbi imazhin regjisorial (jo më tepër se 2 deri në 3 faqe A4).
3- Një përfytyrim paraprak mbi shpërndarjen e roleve të veprës artistike.

4- CV e regjisorit

5- Një përllogaritje të përafërt mbi buxhetin e veprës artistike (shpenzime skenografie, shpenzime kostumografie, elementë të tjerë të domosdoshëm).

 

Sqarim: Selektimi i veprave artistike për sezonin 2019-2020 do të kalojë në dy faza.

Faza e parë është shqyrtimi dhe aprovimi i projekteve sipas thirrjes së mësipërme nga Bordi Artistik.

Faza e dytë është miratimi i projekt-buxheteve të detajuara të shfaqjeve të aprovuara. Në rast se projekti artistik  i aprovuar nuk do te të jetë i zbërthyer deri në imtësi me të gjitha detajet financiare, që i përkasin ndërtimit të një vepre artistike, atëherë ky projekt do të skualifikohet. Kjo është një domosdoshmëri për menaxhimin sa më të mirë të veprës artistike dhe e kërkuar specifiksht nga Ministria e Kulturës.