Kur mendoj për gjithë ata libra që ende s’i kam lexuar, ndjehem i sigurt se kam ende shanse të jem i lumtur, thoshte, shkrimtari francez, Jules Renard.
PANAIRI I LIBRIT ËSHTË PIKËRISHT SKENA KUR KUPTOJMË SE SA PAK KEMI LEXUAR DHE NDJEJMË GËZIMIN SE SA SHUMË MUND TË LEXOJMË ENDE.
MË TEPËR SE KURRË KËTO JANË DITËT E AUTORËVE, TË KRIJUESVE, TË PËRKTHYESVE, QË GATI GJITHË VITIN NDOSHTA JANË TË PADUKSHËM, TË HESHTUR, I SHOHIM NË PROFIL, TANI ËSHTË KOHA T’I SHOHIM PËRBALLË, T’I DËGJOJMË, T’I ÇMOJMË DREJTPËRSËDREJTI, PSE VETËM KËSHTU AJO QË BËJNË MUND TË BËHET E DOBISHME PËR TË GJITHË, E KËSHTU EDHE VETË SHOQËRIA BËHET EDHE MË E DOBISHME PËR ÇDO INDIVID, PSE SHOQËRI E FORTË ËSHTË INDIVID I FORTË.
KJO DATË E RËNDËSISHME DUHET TË BËHET FRYMËZIM EDHE PËR MË SHUMË AKTIVITETE TË NGJASHME, PSE GJUHA JONË E ÇMUAR FLITET E SHKRUHET TANIMË NË NJË REALITET TË RI HISTORIK, POLITIK, KULTUROR, DUKE SHTUAR PANAIRET DHE NGJARJET E TJERA TË LIBRIT SHQIP DHE JO VETËM SHQIP. PANAIRI SI SHKËMBIM VLERASH PANSHQIPTARE KU LIBRI TË REKLAMOHET SI VLERË DHE JO SI MALL.
Vetëm kështu e krijojmë Shqipërinë e madhe të kulturës e të dijes. Jo me një por më shumë krijues, jo me një por më shumë libra, jo me një por më shumë panaire librash, jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova, Maqedonia, e me gjerë rajoni si një hapësirë libri pa kufij.
ÇDO PANAIR DUHET TË JETË NJË THIRRJE ZEMRE E HAPUR NDAJ TË RINJVE DHE MË TË RINJVE AKOMA, THIRRJE NDAJ BREZAVE QË DUAM T’I EDUKOJMË ME KULTURË, ME DASHURI PËR LIBRIN, NDAJ DUHET TË JEMI TË PËRGJEGJSHËM, SIDOMOS NDAJ TYRE.
Ministria e Kulturës mbështet në këtë panair mendimin krijues: çmimet letrare, mendimin e jurisë, debatet dhe promovimin e ideve dhe të leximit. Sepse ky do të jetë një ndër objektivat tanë kryesorë
Faleminderit Zoti Ymeri për sugjerimet që i marrim me po aq vëmendje sa dhe ato të krijuesve dhe të lexuesve dhe nuk dua të kthej këtë mikrofon në podium të programit politik të Ministrisë së Kulturës sepse kjo është skena e librit dhe e krijuesve të tij duke shprehur publikisht angazhimin për një tryezë të posaçme të parashikuar për librin si kulturë dhe jo thjesht si mall.Dhe po këtë vëmendje e kemi edhe ndaj piraterisë e pronësisë intelektuale për të cilën Ministria e Kulturës sapo ka ndërmarrë një kantier të parashikuar.
Ministria e Kulturës do të jetë afër lexuesit, afër krijuesit të letrave, afër kulturës së leximit.
Sepse koha e leximit është si koha e dashurisë, të jep mundësi për jetë paralele.
Ju bëj thirrje të rinjve, të mos humbasin leximin se kështu kanë mundësi të jetojnë shumë jetë.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.