"Prova e Aktorit" në TKEKS - Ministria e Kulturës
Postuar më: 06/12/2016

“Prova e Aktorit” në TKEKS

“Prova e Aktorit” nga trupa Teatri Stabile di Innovazione “Fabbrica Ëojtyla” është një satirë mbi sistemin e Artit nëpër botë dhe mbi ‘’Gjëndjen e teatrit’’, për të garantuar shumë të qeshura sepse bazat I ka pikërishtë “komedia”, “keqkuptimi”, origjina e komedisë.

Në këtë vepër tregohen gjarjet e një çifti aktorësh diletant të cilët janë përzgjedhur nga një sufler dhe asisten regjisor nervoz, për të vënë në skenë bashkë me një aktore shumë të vjetër në moshë një tekst tepër impenjativ, “Chi”,”Kush” nga dramaturgu Aristide De Tremelloni Tudorseçhi della guardia Val di Fasa.

Keqkuptimi verbal mbretëron në të gjithë pjesën, ndërsa aktorët arrin të transformojnë gjithë veprën nga një dramë historike “Vdekja e Çezarit”në një ‘”Palaçollëk”original duke gjeneruar kështu një mori të keqkuptimesh dhe situata ekstreme komike, duke e çuar deri në fund misionin e tyre me situatë katastrofike.

4, 5 dhjetor 2016, ora 20:00, TKEKS; Hyrja e lirë