"Radio Iliria ...ose shtatë lëkurat e kavjes" - Ministria e Kulturës
Postuar më: 02/06/2014

“Radio Iliria …ose shtatë lëkurat e kavjes”

Një punë hulumtuese dhe kërkimore, e cila vjen pas një kërkimi të gjatë në historitë njerëzore, metodologjinë skenike, gjuhën e shprehjes dhe hapësirën skenike. Shfaqja e parë në publik në teatrin kombëtar eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të prezantojë një pjesë, të cilën autorët e cilësojnë ‘work in progress‘, duke tentuar të ndryshojnë parametrat tradicionalë të hapësirës, gjuhës së simbolit, lëvizjes, interpretimit.

Një histori e kaluar, për të sotmen që jetohet.
Një udhëtim brenda qenies njerëzore dhe memories kolektive.
Pali, një i moshuar i vetmuar në ditët e sotme, ndodhet në shtëpinë e tij, me shoqërinë e lajmeve që i sjell radio e tij e vjetër. Një djalë i ri, i sapodalë nga torturat e hetuesisë komuniste, vjen për t’i thyer vetminë. Të dy bashkë përshkojnë 25 vite persekutimi duke thyer çdo kufi të fajit dhe pafajësisë, kujtimit dhe harresës, realitetit dhe imagjinatës, kohës dhe hapësirës. Rreth tyre, si një re e shpërbërë, qëndron dashuria dhe rrugëtimi i saj i çalë.

Autorë të veprës, Iris dhe Erand Sojli. Me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të aktorit Arben Bajraktaraj, Mërkur Bozgo, Erjeta Cufaj.

Regjia: Erand Sojli
As/regjisore: Flonja Kodheli
Muzika: Elina Duni
Skenografia: Arian Risvani
Kostumet: Eri Daka
Design Grafik: Ada Seferi

Teatri Kombëtar Eksperimental, “Kujtim Spahivogli”, 9 qershor, ora 20.00