Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor, “Skampa 16”, i cili nis në datat 7-14 tetor 2014, këtë vit me slloganin “Brenda Jashtë” përveç shfaqjeve teatrore do të mbahet edhe atelie shkrimi nga Jeton Neziraj , mbështetur nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë.
Shkrimtarët e rinj, studentët e teatrit, studentët e letërsisë, gazetarët dhe të gjithë të tjerë që janë të interesuar për teatrin ftohen të aplikojnë për pjesëmarrje në atelienë krijuese “Shkrimi i ri dhe teatri postdramatik” që do të mbahet në datat 6, 7 dhe 8 tetor në Elbasan. Atelienë do ta udhëheqë dramaturgu Jeton Neziraj.
Moduli tematik “Shkrimi i ri dhe teatri postdramatik” përfshin një seri të ligjëratave dhe punëtorive mbi shkrimin e ri për teatër dhe për shkrimin në teatrin postdramatik. Përmes punës praktike, pjesëmarrësit në këtë punëtori do të marrin dije themelore mbi teatrin postdramatik dhe rolin e shkrimtarit në procesin e bërjes së teatrit postdramatik. Pjesëmarrësit do të inkurajohen të shkruajnë skica e copëza tekstesh të shkurtra për teatër, të cilat, në fund të ateliesë do të lexohen e prezantohen para publikut.
Kjo atelje shkrimi i mëson pjesmarrësit mbi nocionet themelore të teatrit postdramatik dhe, përmes shembujve konkretë, i inkurajon ata të shkruajnë për teatër, përtej atij formatit konvencional të shkrimit.
Temat e ligjërimit:
Dita 1: 11:00 – 13:00 / Koncepti teorik i shkrimit të ri në teatër;
16:00 – 19:00 / Drama dhe teatri postdramatik
Dita 2: 10:00 – 13:00 / Punë hulumtuese: materialet e burimet nga realiteti si potencial e arsenal shkrimi;
16:00 – 1900 / Punë praktike; shkrim tekstesh dhe diskutime;
Dita 3: 10:00 – 13:00 / Autori vs regjisori: nga teksti te performanca teatrore;
16:00 – 18:00 / Punë praktike; nga teksti te performanca nga performanca tek publiku;
18:00 – 19:00 / Lexim skenik para publikut të shkrimeve të përzgjedhura.
Atelieja është e hapur për pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova dhe nga vendet e tjera.
Atelieja e shkrimit do të mbahet në mjediset e Universitetit Aleksandër Xhuvani dhe Teatrit Skampa nga data 06-09 tetor 2014.
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.
Të interesuarit të shkruajnë në: skampafestivalinternational@gmail.com si dhe të bashkangjisin një biografi të shkurtër.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.