Në zbatim të Urdhërit të Ministrisë së Kulturës Nr. 211, datë 21.08 2014, Për “Shpallje konkursi me karakter kombëtar për realizimin e Logos të 200 vjetorit të lindjes së poetit arbëresh Jaronim De Rada”, pika 1, Galeria Kombëtare e Arteve shpall:
Konkursin Kombëtar për realizimin e logos së “200 Vjetorit të Lindjes së Poetit Arbëresh Jeronim De Rada”
Përshkrim i përgjithshëm:
Galeria Kombëtare e Arteve, me kërkesë dhe mbështetje ligjore nga ana e Ministrisë së Kulturës, organizon Konkursin Kombëtar për realizimin e “Logos së 200 vjetorit të lindjes së poetit arbëresh Jaronim De Rada”, e cila do të shoqërojë dokumentat zyrtare të Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve të varësisë, që do të përfshihen në veprimtari për Vitin De Radian. Gjithashtu kjo logo mund t’i bashkëngjitet të gjithë posterave, ftesave dhe në përgjithësi imazheve të lidhura drejtpërsëdrejti me këto festime.
Qëllimi i Realizimit të Logos:
Logoja për 200 vjetorin e lindjes së poetit arbëresh Jeronim De Rada do të pasqyrojë këtë ngjarje kushtuar figurës së poetit, publicistit, folkloristit, filologut, mësuesit dhe themeluesit të letërsisë dhe i kulturës arbëreshe. De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare. Ai është i pari që shkroi vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët arbëreshë bashkëkohës ishte i madh. Tradita poetike shkruar prej tij vijon të jetojë e përtërirë edhe në letërsinë e sotme arbëreshe. Ai mban titullin “Mësues i Popullit”. Realizimi i Logos me rastin e 200 vjetorit të lindjes është një homazh dhe respekt mbi personalitetin e një prej figurave të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit të Konkursit:
Kushtet e pjesëmarrjes në Konkurs:
Detyra e Projektimit:
Punimi duhet të paraqitet:
Organizimi i Konkursit:
Juria:
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.