BONUSI I RIJETËSIMIT
QËLLIMI:
“Bonusi i rijetësimit”, pjesë e Fondit Kombëtar të Kujdesit të Trashëgimisë Kulturore Materiale përdoret për mbështetjen e politikës kombëtare të mbrojtjes ruajtjes dhe zhvillimin e vlerave të trashëgimisë kulturore materiale.
PËRFITUES:
Bonusi i rijetësimit vjen në ndihmë të pronareve /përdoruesve të ligjshëm të pasurive të paluajtshme që janë pjesë përbërëse e ansambleve historike urbane, qendrave historike, zonave arkeologjike ose kanë status pasuri kulturore si objekte të veçanta jashtë këtyre zonave
OBJEKT I FINANCIMIT, “BONUSI I RIJETËSIMIT”, JANË:
PUBLIKIMI I THIRRJES PËR
“BONUSIT RIJETËZIMIT”
|
https://e-albania.al/
www. iktk.gov.al Faqet zyrtare të DRTK-ve Faqet zyrtare të Bashkive |
|||
APLIKIMI
|
||||
Ku aplikohet:
Aplikimi për mbështetje nga “Bonus i rijetësimit” kryhet on-line në sistemin e-Albania, shërbimi e-leje “Aplikim për leje ndërhyrje në pasuritë kulturore materiale dhe Bonus Rijetësimi”.
Hapat që ndiqen: Në sistemin on-line aplikanti duhet të ngarkojë elektronikisht (dorëzojë) dokumentet si vijon:
1. Për rastet kur projekti i ndërhyrjes është i miratuar: a) Përshkrim i detajuar mbi aktivitetin/planbiznesi në lidhje me ndërhyrjen për rijetëzimit të pjesshëm ose të plotë në pasuritë e paluajtshme, në pronësi private që janë pjesë përbërëse e ansambleve historike urbane, qendrave historike, zonave arkeologjike, ose kanë status pasuri kulturore si objekte të veçanta jashtë këtyre zonave, që dëshmon qëndrueshmërinë ekonomike të investimit; ii. në rast aplikimi për restaurim/ rijetëzim të pjesshëm ose të plotë, çertifikatë pronësie, deklaratë noteriale për dakortësinë e bashkëpronarëve në rastet e bashkëpronësisë, autorizim në rast se aplikuesi është i ndryshëm nga pronari i ligjshëm, deklaratë noteriale për dakortësinë e pronarit/pronarëve shoqëruar me kontratën e qirasë me afat mbi 1 vit në rast se aplikuesi ushtron aktivitet tregtar
c) Vetdeklarim për vlerën e bashkëfinancimit d) Autorizim për aplikimin, kur zhvilluesi është i ndryshëm nga pronari. e) Projekti i hartuar nga subjekte të licencuar për ndërhyrje në pasuri kulturore materiale dhe i shoqëruar me: i. Vendimi i KKTKM për miratimin e projektit; ii. Relacionin teknik të punimeve; iii. Preventivin me vlerë referuar kërkesës për financim dhe bashkëfinancimin (referuar vetdeklarimit), hartuar me çmime sipas manualeve të miratuara në përputhje me legjislacionin në fuqi. iv. Kalendarin (grafikun) e punimeve.
2. Për rastet kur projekti nuk është i miratuar, aplikanti duhet të ndjekë procedurën që kërkohet në shërbimin e-leje “Aplikim për leje ndërhyrje në pasuritë kulturore materiale dhe Bonus Rijetësimi” si dhe të plotësojë dokumentacionin shtesë si më poshtë: a) Përshkrim i detajuar mbi aktivitetin/planbiznesi në lidhje me ndërhyrjen për rijetëzimit të pjesshëm ose të plotë në pasuritë e paluajtshme, në pronësi private që janë pjesë përbërëse e ansambleve historike urbane, qendrave historike, zonave arkeologjike, ose kanë status pasuri kulturore si objekte të veçanta jashtë këtyre zonave, që dëshmon qëndrueshmërinë ekonomike të investimit;
ii. në rast aplikimi për restaurim/ rijetëzim të pjesshëm ose të plotë, çertifikatë pronësie, deklaratë noteriale për dakortësinë e bashkëpronarëve në rastet e bashkëpronësisë, autorizim në rast se aplikuesi është i ndryshëm nga pronari i ligjshëm, deklaratë noteriale për dakortësinë e pronarit/pronarëve shoqëruar me kontratën e qirasë me afat mbi 1 vit në rast se aplikuesi ushtron aktivitet tregtar
i. Specifikimet teknike; ii. Relacionin teknik të punimeve; iii. Preventivin me vlerë referuar kërkesës për financim dhe bashkëfinancimin (referuar vetdeklarimit), hartuar me çmime sipas manualeve të miratuara në përputhje me legjislacionin në fuqi. iv. Kalendarin (grafikun) e punimeve.
|
Kur Aplikohet:
09.05 – 05.06, 2022
Aplikanti merr automatikisht 1 Numër unik për aplikimin e kryer |
|||
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.