Thirrje e hapur nga Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, njoftim për aplikim për realizimin e “Logos”, e cila do të jetë simbolikë përfaqësuese, përgjatë kremtimit të 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut.
DETYRA E PROJEKTIMIT DHE SYNIMI I REALIZIMIT
Synimi i realizimit të kësaj “Logo”, në kremtim të 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, duhet të jetë pasqyrimi i një konfiguracioni simbolik, si një krijim origjinal në përmbajtje dhe në formë. Logoja për 75 vjetorin e Çlirimit, do të shoqërojë evenimentet zyrtare të Institucioneve Qendrore Shtetërore, si pjesë identifikuese e festimeve.
KOHA E ZHVILLIMIT DHE SHPALLJES SË FITUESIT TË KONKURSIT
Shpallja e Konkursit bëhet më datë: 30.08.2019
Data e fundit e aplikimeve: 20.09.2019
Shpallja e fituesit do të bëhet jo më vonë se data 30.09.2019
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Ministria e Kulturës.
KUSHTET E PJESËMARRJES NË KONKURS
Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë student, artistë, krijues në fushën e arteve pamore. Artisti pjesëmarrës në konkurs duhet të aplikojë online në adresat zyrtare të Ministrisë së Kulturës: info@kultura.gov.al
Secili prej këtyre formateve duhet të paraqitet i punuar me ngjyra i printuar nga kompjuteri dhe në formë elektronike.
Logo duhet të paraqitet në sfond të bardhë, të zi dhe me ngjyrë, si dhe të dorëzohet në formatet:
Aplikuesi do të marr një e-mail konfirmimi për aplikimin e pranuar të tij. Mungesa e një, ose më shumë dokumenteve të kërkuar më sipër, nuk ju kualifikon në konkurs.
ORGANIZIMI I KONKURSIT
Ministria e Kulturës, do të realizojnë të gjithë procesin e realizimit të konkursit për përzgjedhjen e Logos fituese.
Vlerësimi artistik i Çmimit fitues është 100.000 (njëqindmijë) lekë, ku përfshihet dhe taksa e aplikueshme sipas legjislacionit në fuqi.
Me përfundimin e Konkursit dhe shpalljes së bocetit fitues, ndërmjet artistit dhe Ministrisë së Kulturë Kulturës, lidhet Kontrata për pagesën ku subjekti fitues në bazë të Ligjit nr. 35/2016, dt. 31.03.2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me to”, i ndryshuar neni 9 , pika c”, nuk i njihet e drejta e përfitimit material të mëtejshëm për përdorimin e veprës së tij nga ana e Shtetit Shqiptar.
VLERËSIMI I FITUESIT
Fituesi i konkursit përcaktohet nga Kolegjiumi i përbërë me ekspertë të fushës, i ngritur për këtë qëllim në Ministrinë e Kulturës dhe do të njoftohet brenda 10 ditësh nga mbyllja e afatit të dorëzimit.
ORGANIZATORËT E KONKURSIT
Ministria e Kulturës, ngarkohet për shpalljen e njoftimit të Konkursit.
Konursi është mbyllur!
Sipas vlerësimit të jurisë fituesi shpallet Z. Darling Dardha
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.