Ministria e Kulturës njofton se për shkak të kërkesës së lartë të aplikantëve për plotësim të dokumentacionit të domosdoshëm për aplikim, data e fundit e aplikimeve për Programin Rezidencial Ndërkombëtar “Cittadellearte” shtyhet nga 25.07.2016, në 30.08.2016.
Më poshtë vijon njoftimi për konkurs:
Ministria e Kulturës së Shqipërisë në kuadër të një bashkëpunimi intensiv me Fondacionin “Pistoletto” (Biella, Itali), institucionalizon dhe mundëson për herë të parë të drejtën e pjesëmarrjes së artistive të rinj shqiptarë në Programin Rezidencial Ndërkombëtar “Cittadellearte” Torino Itali, i cili do të zhvillohet në datat 10-21 tetor 2016.
Ky program, vjen në sajë edhe konkretizimit të Protokollit të Mirëkuptimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Torinos për bashkëpunimin dypalësh në fushat e artit dhe kulturës nënshkruar në datën 11 dhjetor 2015.
Ministria e Kulturës, do të ofrojë dy bursa studimi që përfshijnë shpenzimet e plota të qëndrimit dyjavor rezidencial të artistëvë shqiptarë, përfshirë edhe shpenzimet e udhëtimit ndërkombëtar.
Artistët që do të përzgjidhen nga një komision profesionistësh në UNIDEE-“Universita delle Idee” të Italisë, nëpërmjet modulesh disa ditore të hapura për artistët, kuratorët dhe studentët ndërkombëtarë që do të banojnë në “Qytetin e Artit”, do të marrin njohuri dhe dije nga partnerë akademikë dhe një sërë artistësh ndërkombëtarë.
Programi rezidencial për periudhën 10-21 tetor 2016 do të zhvillohet në dy hapësira kulturore: “Cittadellearte” në Biella të Italisë, themeluar nga Michelangelo Pistoletto në vitin 1998 dhe Rezidencën “Art House” në qytetin e Shkodrës, Shqipëri, krijuar nga artisti Adrian Paci në vitin 2015.
Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit të Konkursit:
Shpallja e Konkursit datë 15.07.2016
Data e fundit e aplikimeve 25.07.2016 (bëhet 30.08.2016)
Periudha e shpalljes së fituesve: 15 Shtator
Fituesit e dy bursave do të njoftohen publikisht nga Ministria e Kulturës.
Kushtet e pjesëmarrjes në Konkurs:
Artisti pjesëmarrës në konkurs duhet të aplikojë duke dërguar dokumentacionin online në adresat zyrtare elektronike të Ministrisë së Kulturës: projekte@kultura.gov.al; alfred.nini@kultura.gov.al;
(Teksti i detyruar në dy gjuhë Shqip/Anglisht)
Përshkruani karakterin e punës suaj si artist, një përshkrim të shkurtër të atmosferës artistike ku bëni pjesë dhe kushtojini rëndësi arsyetimit se përse është e nevojshme kjo rezidencë për ju. (Teksti i detyruar në dy gjuhë Shqip/Anglisht)
LINK : KLIKO KETU
Artisti do të marrë një e-mail konfirmimi për aplikimin e pranuar të tij.
Mungesa e një, ose më shumë dokumentave të kërkuar më sipër, nuk ju kualifikon në konkurs.
Suksese!
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.