“Symbolon” në GKA - Ministria e Kulturës
Postuar më: 14/07/2014

“Symbolon” në GKA

Hapet ekspozita “SYMBOLON” e artistit Gazmend Leka, me tablo që janë pjesë nga koleksioni privat Josifi, për të kontribuar në orientimin e politikave kulturore të ruajtjes dhe konservimit të veprave të artit.

Gazmend Leka prezanton hulumtimin e tij artistik të viteve të fundit në rreth 30 piktura, ku shenja simbolike është gjuhë e shprehisë pamore, duke na dhuruar një trashëgimi të re semiologjike e pavarur nga tregimtaria historike.

“SYMBOLON” është gjesti simbolik i artistit për “të dhënë e marrë” me publikun nëpërmjet ndërveprimit të imazhit, ku çdo kush nga ne “situatë pas situate” mund të gjejë vetveten.