Kur për herë të parë, në fillim të viteve ‘90, u gjenda në rezidencën e shkrimit, Collège des traducteurs në Arles, ku përkthyes e shkrimtarë kalonin muajin e tyre të krijimtarise, m’u duk vetja si Liza në shtëpinë e vet.
DHE QYSH ATËHERE ËNDËRROJA PËR NJË TË TILLË NË SHTËPINË TIME NË SHQIPËRI.
KJO ISHTE ARSYEJA PSE KUR SHTËPIA E SHKRIMTARËVE, DHE, UNË DO SHTOJ SE S’RRI DOT PA E BËRË, EDHE E PËRKTHYESVE, U HAP NË TIRANË, NGA POETEKA ME MBËSHTETJEN E TRADUKIT, U GËZOVA SHUMË DHE, ME PASIONIN E PËRKTHYESES E MBËSHTETA FORT, E MBËSHTETA ME FORCËN E FJALËS DHE ME DASHURINË PËR SHKRIMIN LETRAR.
NUK E DIJA E AS MË SHKONTE NDËRMEND, DISA MUAJ ME PARË, SE DO TË ISHA KËTU KU JAM TANI, DHE AS NUK E PËRFYTYROJA SE DO TË MË JEPEJ MUNDESIA QË FJALËN DHE PASIONIN MUND TA SHOQËROJA EDHE ME AKSIONIN PUBLIK TË MINISTRISË SË KULTURËS DHE VULLNETIN E QEVERISË PËR TË TILLA NISMA.
PËRSE DUHEN SHTËPITË E SHKRIMTARËVE E TË PËRKTHYESVE?
– PA DYSHIM PËR TË KRIJUAR NJË HAPËSIRE PUNE TË FAVORSHME PËR KRIJIMIN ARTISTIK DUKE TAKUAR NJERËZ TË TJERË, SHKRIMTARË TË TJERË DHE NJË MJEDIS KULTUROR FYRMËZUES
– Por, edhe për t’u arratisur nga detyrimet, nga rutina. Për të dalë nga jeta e përditshme e për t’u mbyllur brenda tekstit.
NGA ANA TJETËR KËTO SHTËPI JANË EDHE NJË MUNDËSI PËR TA DEMISTIFIKUAR KRIJUESIN. FALË HABITATIT KULTUROR DHE SOCIAL QË GJEN AI HYN NË KONTAKT ME KULTURËN PRITËSE, SHEH NJERËZ TË TJERË DHE PREK TË TJERA REALITETE.
Shtëpia e shkrimtarëve dhe e përkthyesve bëhet kështu një qendër kulturore ndërsa shkrimi letrar, origjinal apo i perkthyer, bëhet kështu një mjet komunikimi.
TË TILLË E DUAM SHTËPINË E TIRANËS. DHE JU SIGUROJ QË MINISTRIA E RE E KULTURËS DO TË JETË KRAH SAJ.
SI MINISTRE UNË DUA T’JU LE SOT MES JUSH, PA E FSHEHUR DOT ZILINË TIME SI PËRKTHYESE PËR TË QENË ME JU.
Por duke ju premtuar se shumë shpejt do të jemi pjesë e juaja dhe, për këtë i jam shumë mirenjohese zonjës Antje Contius që ka ardhur sot në Tiranë, me cilësinë e drejtores së rrjetit evropian të përkthimeve TRADUKI .
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.