Vendim i Jurisë
për propozimet e paraqitura në kuadër të Thirrjes së Ministrisë së Kulturës ‘Konkurs për emrin dhe logon e këndit “Souvenir, Art & Libër”’
Në zbatim të Urdhrit të Ministrit të Kulturës nr. 492 datë 29.08.2019, “Për miratimin e kritereve për shpallje të thirrjes “Konkurs për emrin dhe logon e këndit “suvenire, art & libër” dhe çështje të tjera të lidhur me të”;
Në kuadër të Thirrjes së Hapur për propozime për “Konkurs për emrin dhe logon e këndit “suvenire, art & libër”, i publikuar në faqen zyrtare web të Minsitrisë së Kulturës nga data 2.09.2019 deri më datë 30.09.2019, pas shqyrtimit të tetë (8) propozimeve të paraqitura;
Bazuar në kriteret e shpallura në thirrjen e hapur për propozime për “Konkurs për emrin dhe logon e këndit “suvenire, art & libër”, Juria konstaton se propozimet e paraqitura:
– nuk identifikojnë lehtësisht qëllimin dhe mesazhin që duhet të përçojë marka “suvenire, art & libër”.
– nuk përfaqësojnë krijime origjinale në përmbajtje dhe formë.
Përsa më lart, duke qenë se asnjë nga propozimet e paraqitura nuk i plotëson kriteret e vlerësimit Juria vendosi të mos kualifikojë asnjë nga propozimet e paraqitura.
Këndi “Suvenire, Art & Libër” është një hapësirë pranë mjediseve në administrim të Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve të saj të varësisë që krijohet apo futet në funksion me qëllim tregtimin e suvenireve dhe librave.
Ngritja e Këndit “Suvenire, Art & Libër”, vjen si rrjedhojë e nevojës së ekspozimit dhe promovimit të vlerave përfaqësuese të trashëgimisë kulturore, nxitjes së veprimtarisë cilësore zejtare, ofrimit të produkteve cilësore dhe përfaqësuese të artit dhe traditës kombëtare, si dhe rregullimin e procesit të riprodhimit të produkteve përfaqësuese për t’u tregtuar në këto qendra.
Këndi “Suvenire, Art & Libër” do të shërbej për të promovuar vlerat e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore, përmes miradministrimit të hapësirave në dispozicion duke krijuar mundësinë për rritjen e kapaciteteve dhe gamës së shërbimeve të ofruara në institucionet e artit dhe trashëgimisë.
Qëllimi i konkursit është ndryshimi i emërtimit nga Këndi “Suvenire, Art & Libër” në një emërtim të ri dhe dizajni i logos për propozimin e ri si emblemë identifikuese për hapësirat ku tregtohen produktet dhe objektet me elementë të vlerave përfaqësuese të trashëgimisë kulturore shqiptare, si dhe libra që trajtojnë temën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Logo do të përdoret në materiale promovuese, tregëtuese, publikime, ngjarje dhe dokumente zyrtare.
Aplikimi në konkurs bëhet duke dorëzuar dosjen me dokumente shoqëruese si vijon:
2.1. Formularin për Aplikim: Konkurs për koncept idenë për emrin e ri dhe dizajn të logos për hapësirat ‘Këndet Suvenire, Art & Libër’ me të gjitha informacionet e plotësuara.
2.2. Koncept idenë për zgjedhjen vizuale të logos dhe rregullat e përdorimit në përputhje me rregullat e përcaktuara, si në vijim:
Dosja për aplikim të titullohet sipas formatit Emër_Mbiemër. Dosja duhet të jetë në format digjital në PDF. Formati digjital nuk duhet të tejkalojë limitin prej 5MB për dosje.
Dosja e plotësuar dorëzohet në me email në adresën info@kultura.gov.al ose përmes postës në adresën e Ministrisë së Kulturës brenda datës së përcaktuar në afatin përmbyllës të konkursit.
Formulari për Aplikim mund të shkarkohet KËTU
Vlerësimi i dosjeve bëhet nga Juria e konkursit bazuar në kriteret formale dhe konceptuale për vlerësimin e dosjes.
3.1. Kriteret formale sigurojnë që dosja është kompletuar me materialet e kërkuara sipas kapitullit 2. Mënyra e aplikimit dhe dokumentet shoqëruese
3.2 Kriteret konceptuale vlerësojnë nëse:
– Logo identifikon lehtësisht qëllimin dhe mesazhin që përçon marka;
– Logo është e lexueshme dhe e përshtatshme në formate të ndryshme;
– Logo është unike dhe e dallueshme.
Vlerësimi i dosjeve bëhet nga Juria e konkursit në përbërje prej pesë anëtarëve. Procesi i vlerësimit zhvillohet në dy faza.
Faza e parë zgjat 10 ditë nga përmbyllja e afatit të aplikimit. Gjatë kësaj periudhe juria bën përzgjedhjen e propozimeve më të mira. Aplikantët e përzgjedhur ftohen të mbajnë prezantimin publik të projekt idesë.
Faza e dytë finalizohet në ditën e mbajtjes së prezantimit publik të projekt ideve të konkurrentëve.
Vlerësimi përmbyllet me përzgjedhjen finale të fituesit.
Afati për aplikim është i hapur që nga data 02.09.2019 deri më 30.09.2019, ora 24:00.
Aplikimi nuk do të pranohet në rastet kur:
– DOSJA PËR APLIKIM nuk është plotësuar konform përmbajtjes së përcaktuar në Kapitullin 2.
– Dosja nuk është dorëzuar brenda afateve të përcaktuar në kapitullin 2 këtu;
Prezantimi i propozimeve të aplikuesve para jurisë dhe shpallja e fituesit bëhet më 10.10.2019. Fituesi do të vlerësohet me çmimin prej 100,000 (njëqind mijë) lekë.
Fituesi i konkursit është i detyruar të dorëzojë Logo në formatet: EPS, PDF, JPG, TIFF dhe PNG – pa prapavijë dhe në paraqitje të bardhë, të zezë dhe me ngjyra. Duhet dorëzuar fonti i përdorur dhe paleta e ngjyrave me kodet përkatëse.
Pjesëmarrësit e konkursit bien dakord që propozimet e tyre mund të publikohen nga Ministria e Kulturës pasi rezultati i konkursit të bëhet i ditur.
E drejta e pronësisë mbi logon fituese i transferohet Ministrisë së Kulturës pas likuidimit të shumës së vendosur për fituesin. Ministria e Kulturës mund ta përdorë të drejtën e pronësisë mbi logon fituese vetëm për qëllime që janë objekt i këtij konkursi.
Rezultatet e konkursit dhe vendimi i tij do të publikohen në faqen e internetit të Ministrisë së Kulturës.
Një raport përfundimtar i jurisë së konkursit do t’i dorëzohet të gjithë pjesëmarrësve të konkursit.
Me pjesëmarrjen në këtë konkurs, konsiderohet se secili pjesëmarrës ka rënë dakord për të drejtat e lartpërmendura të pronësisë.
© Ministria e Kulturës 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.